Basha uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ururar besimtarët muslimanë për Muajin e Ramzanit.

Basha shkruan në mesazhin e tij se, sakrifica e agjëruesve gjatë këtij muaji shërbeftë për lehtësimin e dhimbjeve dhe sprovave me të cilat po përballen shqiptarët!

Basha shprehet se, duhet të bashkohemi sot të gjithë në urimin për agjërim të lehtë e të pranuar!

Masazhi kryetarit Basha

Të dashur vëllezër dhe motra që nesër kremtoni ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit!

Gjatë këtij muaji, sakrificës së agjërimit i shtohet edhe pamundësia për t’u falur në xhamitë e mbyllura për shkak të pandemisë. Por shtëpitë dhe shpirtat e besimtarëve do të përndriten nga lutjet ndaj Krijuesit të Plotfuqishëm, dhe zemrat do të dlirësohen nga agjërimi dhe thellimi në meditim.

Ndaj le të bashkohemi sot të gjithë në urimin për agjërim të lehtë e të pranuar! Zoti i dëgjoftë lutjet e besimtarëve çdo mëngjes e mbrëmje dhe na faltë bekimin dhe mëshirën e tij! Sakrifica e agjëruesve gjatë këtij muaji shërbeftë për lehtësimin e dhimbjeve dhe sprovave me të cilat po përballen shqiptarët!

Zoti ju mbrojtë dhe ju dhëntë shpërblesë të shumëfishtë për sakrificën tuaj!

Artikulli paraprakDenoncimi i fortë i kreut të opozitës: Prej tre ditësh po punohet për të falsifikuar dokumentet e tenderave sekretë
Artikulli tjetërPaaftësia dhe injoranca e “rilindasve” në përballimin e Covid-19