Basha: Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal të Ramës…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se, ai dhe gjithë shqiptarët do të jenë në ballë për të ndalur aktin kriminal të Ramës për ta ndaluar këtë grusht me çdo çmim!

“Kam një paralajmërim të qartë për atë që bëhet gati të konsumojë veprën penale të grushtit të shtetit dhe tradhëtisë së athdheut, duke zëvëndësuar zgjedhjet e lira me një process të korruptuar ligjor dhe të inkriminuar politikisht.

Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri dhe demokraci.

Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim! Nuk e dorëzojmë Kushtetutën, nuk e dorëzojmë demokracinë”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakBasha: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi i tij është i panegociueshëm
Artikulli tjetërGazetari i “Bild” reagon përsëri: Laboratorin e heroinës e kam parë tani, jo në 2016…