Basha tregon tre vendimet e rëndësishme që do të merrte, nëse do të ishte kryeministër

“10 mijë testime në javë”, Basha tregon tre vendimet e rëndësishme që do të merrte, nëse do të ishte kryeministër dhe tregon çfarë i ka kërkuar Edi Ramës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Pyetje: Nëse ju do të ishit në pushtet në këto kohë pandemie, cilin model të ndonjë vendi europian do të zgjidhnit ju?

Lulzim Basha: Siç ia bëra të ditur edhe dje kryeministrit, si Kryeministër do të merrja tre vendime të menjëhershme. Do të anuloja me pushtetet që më jep emergjenca civile të 10 apo 12 kontratat koncensionare, që i kushtojnë Shqipërisë 2 miliard euro; 120 milionë euro vetëm këtë vit.

Po kështu do të shkurtoja të paktën 140 milionë euro nga buxheti aktual, në investime kapitale dhe shpenzime operacionale. Do të liroja menjëherë 260 milionë euro dhe do të ndërtoja një paketë e cila do të kishte dy elementë kryesorë: mbështetje për shëndetësinë dhe rritje te testimeve me të paktën 10 mijë testime në javë, analizimin e këtyre të dhënave dhe në bazë të tyre marrjen e masave të mëtejshme. Dhe pjesën tjetër mbështetje për çdo familje në nevojë, për çdo individ të pamundur dhe për të gjitha bizneset.

Artikulli paraprakBasha: Qeveria nuk ka plan. Pres reflektim të menjëhershëm dhe shpalljen e një strategjie të qartë
Artikulli tjetërBasha: Projeksionet e Ramës me 18 mijë të vdekur janë plotësisht të pavërteta. Qeveria duhet të bëjë transparencë