Basha thirrje shqiptarëve: Më 2 qershor ta bëjmë bashkimin tonë përmes pjesëmarrjes madhështore…

Në fund të takimit me qytetarët në Elbasan, lideri i opozitës, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesmarrje masive në protestën e 2 Qershorit në Tiranë.

E ardhmja e fëmijëve tanë dhe e ardhmja e Shqipërisë duhet të jetë një arsye e fortë për të qenë këtë të dielë para kryeministrisë.

“Këtë të dielë, më 2 qershor, ora 19:00, ta bëjmë bashkimin tonë, vendosmërinë tonë, fuqinë tonë edhe më të madhe, përmes pjesëmarrjes madhështore të këtij qershori. Për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për Shqipërinë e shpresës, përballë një grushti njerëzish. Ju ftoj të gjithë bashkë, të frymëzuar nga bashkimi ynë, që sa vjen e bëhet më i madh. Të gjithë bashkë ditën e dielë, në orën 19:00 për Shqipërinë si gjithë Europa”.

Basha për zgjidhjen e krizes: U kemi thene miqve perendimore se nuk kerkojme asgje me shume dhe nuk pranojme asgje me pas sesa standradet europiane

Nga Elbasani dua ta them fare qartë, se ne miqve tanë perëndimor u kemi komunikuar gatishmërinë tonë për të qënë pjesë e kësaj zgjidhje politike për vendin, se kjo zgjidhje politike në mënyrën më të qartë dhe më të vendosur, duhet të ndjekë vetëm një rrugë: rrugën e parimeve, standarteve dhe normave europiane.

Në cilin vend të Europës do të kapej kryeministri duke futur 19 përdhunues e trafikantë dhe nuk do të jepte dorëheqjen?

Në cilin vend të Europës do ta shëndronte vendin në magazinë të drogës dhe nuk do jepte dorëheqjen?

Në cilin vend të Europës i kapim, jo një, por dy ministra të brendshëm të lidhur me krimin, dhe kryeministri nuk jep dorëheqjen?

Në cilin vend kapesh në afera të tmerrshme korruptive, gati për të vjedhur 30 milion euro me një kompani falso si tek Unaza e re, dhe nuk e jep dorëheqjen?

Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak se standartet europiane, praimet europiane, normat europiane. Vetëm kështu do të mund të parandalojmë kalimin nga kriza në krizë.

Nuk ka rrugë tjetër, largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

Artikulli paraprakKërcënohet protestuesi dhe fëmijët/ Berisha paralajmëron Ramën: Po i preke një fije floku një shpagim i tmerrshëm…
Artikulli tjetërShpërthen në stadium: “Rama ik”! “Poshtë qeveria”! (Video)