Basha: Të rritet numri i testeve! Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha shprehet se, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka kërkuar rritjen e testimeve dhe mbështetje të menjëhershme të qytetarëve të papunë dhe në vështirësi ekonomike.

Basha shprehet se, qytetarët duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre dhe ky është nagazhimi i tij dhe i opozitës.

Deklarate e Kryetarit te PD, Lulzim Basha

Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira.

Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës.

Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme. #ditemetemira

Artikulli paraprakBerisha publikon skandalin: Edvin Kristaq Xhelati fshehu rastet me Covod-19 dhe vdekjet prej tij të muajit shkurt
Artikulli tjetërRritet numri i të prekurve me Covid-19 në Fier