Basha: Shqiptarët do të vijnë të bashkuar nesër në Tiranë! Përgjegjësia për çdo pengesë do bjerë mbi qeverinë hajdute dhe kryehajdutin e saj

Kreu i PD, Lulzim Basha shprehet se, shqiptarët do të vijnë të bashkuar në Tiranë në protestë ditën e nesërme. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se, përgjegjësia për çdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri.
“Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marrë në dorë fatet e tij si çdo popull Europian.
Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, ikin hajdutët në burg! Nuk vuan populli!
Përgjegjësia për çdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!”, shkruan Basha.

protesta 3

Artikulli paraprak“Po s’erdhe në takim me Ramën, mos hajde më në punë…”, reagon Berisha për kërcënimet që i bëhen administratës
Artikulli tjetërBasha te Unaza e Re: Bashkim në protestën e madhe