Basha me përfaqësuesit e Partisë së Theresa May: Shoqëria në krizë, filtra të fortë moral për politikën

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim sot me përfaqësues të Partisë Konservative Britanike të Partisë së kryeministres Theresa May në pushtet, nga të cilët ka marrë mbështetje për vendimin historik të PD-së, zgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga baza.
Në një deklaratë për mediat, Basha tha se, i ka njohur ata me iniciativat e demokratëve shqiptarë dhe ato janë vlerësuar.
“I uroj mirëseardhjen dy zotërinjve. Dua të falenderoj z. David Jones, kryevlerësuesin e Komitetit të Vlerësimit të kandidaturave për anëtarë të parlamentit britanik si dhe z. Mathju Vikers, kandidat për parlamentin britanik, të dërguar këtu nga Partia Konservatore, Partia jonë simotër në Britanië e Madhe.
Siç e dini, prej prillit, PD ka miratuar në statusin e saj, një proces për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, i cili e kalon vendimarrjen tek anëtarësia e PD dhe ka vendosur garancitë që kandidatët të jenë njerëz me integritet personal, me vlera të larta morale dhe me përkushtim ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, shtetit të së drejtësës, respektit për vlerat njerëzore.
Sot shoqëria është në krizë, se parlamenti është mbushur me persona që nuk kanë shpesh asnjë lidhje me partitë, si psh asnjëhërë anëtarë të PS dhe janë përfaqësus të bandave. Qytetarët shqiptarë shohin se përfaqësohen nga njerëz në Kuvend që s’kanë lidhje me partitë politike, siç është organizuat e Rilindjes, ku në mesin e saj gjendjen biznesmen me kredencialë të dyshimta. Kjo duhet të marrë fund. Që të marrë fund, PD po kontribuon në dy drejtime. Në procesin e dekriminalizmit, dhe përmes propozimit tonë për vettingun e politikanëve, përmes vet reformës së politikës, reformës zgjedhore dhe të partive politike. Kemi hedhur hapin konkret të ndryshimit statutor dhe po marrim përvojën më të mirë në botë, për seleksionim të kandidaturave. Pra, PD do të imponojë në skenën politike një standart europian”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakBisedat telefonike me “Niçen” dhe mesazhet e “Qimes” fundosin Dakon, pse nuk vepron Prokuroria?
Artikulli tjetërUnaza e Re/ Reagon ish-Presidenti: Fashistë të rinj, shpejt do t’ju vijë radha të gjitha këtyre dhunimeve!