Basha: Rama çon vendin drejt një koflikti civil, qytetarët do marrin në dorë…

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot kryeministrit Rama të ndalë dhunën ndaj studentëve protestues, duke e paralajmëruar atë se çdo veprim tjetër në këtë drejtim do ta shtyje vendin drejt një konflikti civil.
“Jemi i vetmi vend në Europë dhe Botë ku policia është futur në ambjente universitare ku studentët po protestojnë më ligj.
Ligji për arsimin e lartë e thotë qartë se ndërhyrja e policisë bëhet me kërkesë të titullarit cënimi i paprekshmërisë ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë.Me heshtjen e saj ajo po provon se është bashkëfajtore me falangat kriminale të një të marri që ka udhëruar dhunimin e studentëve. Mbështetje totale për cdo veprim të studenvte të kërkesave të tyre të drejta, opozita do vijojë të mbrojë të drejtën e studentëve. Kjo shkelje flagrante e ligjit po shtyn vendit drej një konflikti civil. Pasi kanë vjedhur e zhvatur paratë e prindërve, të taksapaguesve të infrastrukturës tani po dhunojnë edhe fëmijët. I bëj thirrje Edi Ramës të ndalë represionin ndaj studentëve, ndal dhunën psiqike e fizike ndaj tyre. Çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin në konflikt civil”, u shpreh Basha.
Ai i bëri thirrje prokurorisë të nisë urgjent hetimet për dhunën që u bë ndaj studentëve të ngujuar në fakultete, duke kërkuar marrjen të pandehur të administratorit Dafa, që kërkoi ndërhyrjen e policisë në auditorë.
Deklarata e djeshme e Lleshajt është e papërgjegjshme, ftoj prokurorinë të nisë hetimet për Skerdi Dafën, militantin e PS, që kërkoi policinë duke shkelur ligjin e duke marrë kompetencat që nuk i takojnë. Përshendes sqarimin e rektorit Mynyr Koni që dënoi aktin e pandodhur edhe në kohën e komunizmit, të futjes së policisë në auditorë dhe të pyesë se çfarë pret të marrë të pandehur Dafën për shpërdorim detyre, dhe zinxhirin e policisë”, u shpreh më tej Basha.

KONFERENCA PËR SHTYP E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Përshëndetje të nderuara zonja gazetare, zotërinj gazetarë, të nderuar punonjës të medias! Të dashur bashkëqytetarë! Kjo e shtunë vazhdon të mbetet një ditë e vështirë për mijëra familje të izoluara nga bora anembanë Shqipërisë. Ndërkohë që qindra milionë para, lekë të shqiptarëve, të paguara me taksat e tyre janë vjedhur, shpërdoruar dhe zhdukur pa lënë asnjë gjurmë nga qeveria, në bashkëpunim me oligarkë dhe me kompani të papërgjegjshme, të cilat në vend që të bëjnë pastrimin e segmenteve rrugore nga dëbora dhe trajtimin e tyre me kripë, sipas kontratave përkatëse, kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë ato në pushime luksi në vende të nxehta, së bashku me zyrtarë dhe politikanë të korruptuar.
Unë i bëj thirrje sot Prokurorisë të nisë pa asnjë vonesë hetimet se ku kanë shkuar lekët e takspagaguesve shqiptarë që kanë përpirë këto kompani dhe të marrin përgjegjësi penale një për një, drejtuesit, pronarët e këtyre kompanive dhe zyrtarët përkatës, duke nisur nga ata që kanë nënshkruar kontratat e deri tek ministry e çdo autoritet tjetër shtetëror, në mënyrë që kjo vjedhje që po rëndon sot mbi shëndetin, mbi gjendjen e mijëra familjeve shqiptare të izoluara nga bora në very, verilindje, juglindje dhe në jug, të mos mbetet pa përgjegjës, dhe që këto para t’i rikthehen arkës së shtetit, t’i rikthehen taksapaguesve.
Ndërkohë, dua të falenderoj dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile dhe të Partisë Demokratike, të cilët në veçanti në 72 orët e fundit, duke sfiduar kushtet e vështira atmosferike ia kanë dalë që të çajnë izolimin nga bora të disa prej fshatrave më të varfër të Shqipërisë, si dhe t’i furnizojnë ato me ushqime dhe medikamente bazë.

Kjo gjendje e rënduar të ftohti është përjetuar shumë keq edhe nga qindra student, të ngujuar në disa prej fakulteteve kryesore të universitetevetë Tiranës; atij të Politektnikut, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Bujqësor. Përkundër këtyre kushteve të vështira, me një mendësi kriminale, në vend që të lehtësojnë, sadopak, gjendjen e studentëve të ngujuar, Edi Rama ka urdhëruar ndërprerjen e dritave, ndërprerjen e ngrohjes dhe nërprerjen e furnizimit të tyre me ushqime, si dhe ka përdorur
Qindra mijëra shqiptarë e kanë sot jetën më të vështirë nga reshjet e borës, sepse taksat e tyre janë vjedhur nga kompanitë e miëmbajtjes së rrugëve, në bashkëpunim me qeverinë. Prokuroria duhet të nisë hetimet për drejtuesit, pronarët e kompanive dhe zyrtarët që kanë nënshkruar kontratat, në mënyrë që kjo vjedhje të mos mbeten pa përgjegjës dhe paratë t’u kthehen shqiptarëve.
Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë, ku policia është futur në ambjente unversitare, paprekshmëria e të cilave sigurohet me ligj. Me heshtjen e saj, prokuroria provohet se është bashkëfajtore njësoj si policia private e Edi Ramës. Shkeljet flagrante të ligjit po e shtyjnë vendin drejt një konfiiti civil. Nuk mund të rrimë pafundësisht duke pranuar sjelljen kriminale nga shteti privat i Edi Ramës. Kur qeveria dhunon dhe nuk respeketon ligjin, popullit i lindë e drejta të reagojë në të gjitha format dhe mënyrat. Edi Rama po përgatit rimanipulimin e tenderit.
Me qëllim që të mos ketë garë të ndershme, janë vënë kritere qesharake për vinç 450 tonë. Kjo tregon se kapari për vjedhjen tek Unaza është shumë i madh. Afera korruptive tek Unaza i vë kapakun pyetjes ku ka përfunduar Reforma në Drejtësi. Që nga Edi Rama, Afrim Qendro, Damian Gjiknuri etj. do të veprojë Paketa Antimafia. Do të përgjigjen jo vetëm penalisht, por edhe me pasuritë e tyre.

Qëndrimi i PD është i qartë. Tenderi i Unazës duhet të anullohet i tëri. Të hetohet dhe çdokush të përfudnoje para drejtësië. Çdo hap tjetër meriton përgjigjen më të ashpër nga banorët e unazës. Në hetimin e grupit kriminal të Bajrajve është konstatuar përpjekja për të prishur prova që e lidhin këtë grup me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikanë socialistë.
Grupi kriminal i Bajrave është kontraktuar nga politikanë të lartë socilitë në zgjedhjet 2017 Përmes prokurorëve të kapur, Rama po mundohet të pengojë tre hetime kryesore ne shitblerjën e votes: 20 milionë eurove të Saimir Tahirit me Habilajt, dosjen 339 të Vangjush Dakos dhe dosjen e shitblerjës së votës në Dibër të Damian Gjiknurit.
Ora po troket në minutat e saj të fundit. Mbi veprimin ose mosveprimin e drejtësisë dhe atyre pak prokurorëve të ndershëm të pavarur, varet vetë paqja sociale në vend. Mbrojtja e politkanëve të korruptuar do të çojë në një drjetim: një përballje civile dhe marrjen e fatit të qytetarve në duart e tyre.
PD dhe unë kemi bërë gjithçka që këto probleme kaq të rënda të drejtësisë dhe demorkacisë të gjejnë zgjidhje, Por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, as do të vazhdojmë të përkundim shqiptarët në një ëndërr të gënjeshtrët, as ti lejojmë këta politikanë të korruptuar më në krye Edi Ramën, të vazhdojnë ta zhysin Shqipërinë në këtë gënjeshtër. Kjo gënjeshtër duhet dhe do të marrë fund.

Artikulli paraprakGjueti biblash
Artikulli tjetër“68-a e rinisë franceze”