Basha: Qytetarët e bashkuar kanë forcën për të larguar këtë qeveri bandë!

Banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë edhe sot në protestë në ditën e 56. Në mbështetje të banorëve ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili tha se, qyetarët e bashkuar kanë forcën për të larguar këtë qeveri bandë hajdute.
“Kjo protestë rrëzoi projektin korruptiv si modeli që mishëron qeverisjen e Ramës. Nuk mjafton vetëm largimi i shërbëtorëve të Edi Ramës në vjedhjen tek Unaza e Re. Njeriu që urdhëronte të gjithë këta vazhdon të mbetet në krye të qeverisë. Qytetarët e bashkuar kanë forcën për të larguar këtë bandë hajdute. Duhet të shembim këtë sistem që kurrë mos bëhen pazare. Duhet të pastrojmë politikën nga krimi. Rruga për të shembur këtë sistem politik është rruga e bashkimit”, tha Basha.
Kreu I opozitës u bëri apel qytetarëve të bëjnë qëndresë për të arritur këto qëllime. “Sot jemi në protestë para gërmadhave të qeverisë së Edi Ramës. Kjo protestë ndali rrëzimin e shtëpive, rrëzoi projektin korruptim. Rama nuk qeveris me ligj me Kushtetutë, ai qeveris me banda dhe kriminelë. Skandali i Unazës tregoi se ata përgatitën edhe skemën e falsifikimit dhe pastrimit të parave. Ashtu si artitëst rrëzur Mirela Kumbaron, edhe studentët Lindita Nikollën. Por njeriu i këtyre megaskandaleve mbetet sërish në krye të qeverisë. por qytetarët e kanë forcën të rrëzojnë këtë bandë hajdutësh me në krye banditin Edi Rama. Natyrisht edhe kjo nuk mjafton, ne duhet të shembim sistemin, që kurrë më në kryeministri të bëhen pazare me oligarkët dhe kriminelët. Ne duhet të sekuestrojmë pasuritë e oligarkëve të vëna me djersën e shqiptarëve të thjeshtë, duet të kthejmë pushtetin tek njerëzit. Kjo aferë nuk ka marrë zgjidhje deri sa ata që janë përgjegjës të jenë pas hekurave. Kjo qëndresë sëbashku me atë të studentëve është kthyer në shpresën e çdo shqiptari. Me këtë shpresë dhe besim të nisim betejën për një të ardhme më të mirë vitin tjetër”, deklaroi Basha.

Artikulli paraprakRama u mohoi mbi 30 mijë mësuesve shpërblimet për Vitin e Ri
Artikulli tjetërVideo/ “Edi Rama tre viza”…