Basha: Qeveria e PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi fatkeqësi kombëtare, gjithçka për të rikthyer demokracinë

Në një dalje publike për mediat, Kryetari i PD, Basha tha se sot është formalizuar PPP Rama-Doshi-Rakipi, ndersa e cilesoi qeverinë e re një fatkeqesi kombëtare.

“77 votat e sotme janë formalizimi i PPP Rama-Doshi-Rakipi, bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të dosjes 339 të Shijakut, bashkë me Rrahman Rrahjën, janë fatkeqësia për çdo shqiptar. Fatkeqësia kombëtare. Qëllmi i kësaj PPP, pakice përkatësisht, është që të mbajnë pushtetin nën koston e familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është që të bëjmë gjithçka që t’u kthejmë shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e lirë.”, pohoi Basha.

PRONONCIMI PËR MEDIAN I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Lulzim Basha: 77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për t’i larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë.

Pyetje: Zoti Berisha tha që nuk e sillni dot Partinë Demokratike në pushtet.

Lulzim Basha: Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas!

Artikulli paraprakArsimi si “bari i keq” në programin e qeverisë
Artikulli tjetër6 humbje jete dhe 959 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit