Basha pas takimit me studentët: Qeveria duhet menjëherë të ndalojë pagesat korruptive dhe t’u vijë në ndihmë studentëve

Nga Lulzim BASHA

Papërgjegjshmëria dhe keqmenaxhimi i situatës nga qeveria, ka vënë sot në vështirësi studentët e të gjitha universiteteve të Shqipërisë. Kohë e humbur, para të shpenzuara, tarifa të larta, kosto të shtuara dhe mësim jo efikas për shumicën prej tyre, janë shqetësimet që ngritën studentët.

Qeveria duhet menjëherë të ndalojë pagesat korruptive dhe t’u vijë në ndihmë studentëve, t’i mbështesë financiarisht dhe të krijojë kushte, që çdo student në Shqipëri të zhvillojë mësimin në mënyrë efikase.

Pas 25 prillit, bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Asnjë i ri nuk do të mbetet pa arsimin e lartë për shkak të kushteve ekonomike.

Me planin tonë, studentët nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës studentore.

Studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të paguajnë gjysmën e tarifës.

Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare.

10 mijë studentë shqiptarë në vit, do të mund të kryejnë stazhe të paguara deri në 30 mijë lekë në muaj.

Prioriteti im, është t’u krijoj këtu në Shqipëri mundësi të rinjve, për arsim cilësor, punë dhe mirëqenie.

Artikulli paraprakEndri Hasa: Vetëm gjoba për qytetarët, asnjë masë. Elbasani vatër infeksioni, por tamponë për testime nuk ka
Artikulli tjetërSkandal! Kryepolici me Covid-19 kurohet në zyrë, ka infektuar dhe vartësit e tij (Foto)