Basha: Qeveri teknike, si mashtroi Rama për ministrat

Kryetari i PD, Basha ka zbardhur për mediat mesazhin e videokonferencës së grupit parlamentar me Doul dhe Hahn. Rama nuk ka ofruar asnjë ministër për opozitën, sikurse kanë mashtruar mediat rreth tij. Rama ka ofruar 4 ministra teknikë që do ti zgjidhte vetë. Kjo është oferta më qesharake që Basha e ka zbardhur të plotë dje në intervistën
për mediat.
E vërteta është si vijon.
Grupi Parlamentar u mblodh në rradhë të parë për një komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin e EPP Joseph Daul dhe komisionerin e zgjerimit Johannes Hahn, njëkohësisht nënkryetar i Partive Popullore Europiane. Gjatë kesaj video konference u përcoll shqetësimi i madh i EPP për krizën politike dhe elektorale ne Shqipëri, shqetësim i jashtëzakonshëm për situatën e krimit dhe ne veçanti të drogës si një problem kapital shqiptar, por tashmë edhe Europian. U përcoll po kështu angazhimi afatgjatë i Bashkimit Europian në luftën kundër drogës, si një prioritet total i BE, çka mund t’ju them se është lajm i mirë pritur pasi ju e dini se për një kohë të gjatë PD opozita dhe qytetarët, të bashkuar në një front kombëtar kundër drogës, e kanë ngritur këtë çështje, jo thjeshte dhe vetëm si çështje të shëndetit të shqiptarëve dhe natyrisht dhe konsumatorëve europian, por për shqipërinë si një çështje të demokracisë, ekonomisë dhe vetë ekzistencës së shtetit shqiptar, si një kontratë midis qytetarëve dhe qeverisjes dhe jo si një narkorepublikë, ku shqiptarët skllavërohen nga droga, ku pasi u merren tokat, arrat liria e tyre personale për të punuar drogën, ju merret dhe e drejta për të zgjedhur me votë të lirë Parlamentin dhe qeverinë që dëshirojnë, sepse narkomafia dikton përmes qeverisë së Edi Ramës dhe kërkon të diktojë përmes qeverisë së ardhshme Parlamentin dhe qeverisjen e ardhshme.
E konsideroj ktë pra si nëj hap cilësor dhe i tillë është pa asnjë dyshim veçanërisht në sfondin e zbehtë të rezolutës së parlamentit europian për drogën dhe në atë që unë personalisht e kosnideroj problematike në progres raportin e vitit të kaluar, mungesën e theksimit të problemit të drogës. Tashmë ky është një problem i jashtëzakonshëm për Europën falë edhe betejës së qytetarëve shqiptarë me opozitën shqiptare.
U rikthye në vëmendje e marta e javës së kaluar për të shmangur çdo keqinformim, te cilat nuk kanë munguar, në raport me Partinë Populore Europiane, në raport me institucionet europiane, në raport me publikun shqiptar në veçanti. Realizoj në këtë moment përgjegjësite e mia personale  për mos shpjegimin në detaje të asaj që ndodhi të martën e kaluar.

Ofertat

Pas një takimi prej një ore e gjysmë në selinë e Partisë Demokratike të ndermjetësiuesit McAllister dhe shoqëruesit të tij Fleckenstein, ku u njohën hollësisht me gjendjen në Shqipëri sa i përket krimit, kriminelëve në politikë dhe institucionet shtetërore, drogës dhe parave të drogës, kthimin e shetit shqiptar në një garnizon elektoral ne funksion te Edi Ramës si kurrë më parë në 27 vite, pasi u njohën me problemet e thella u larguan me shpresën që do të na kontaktonin nëse do të ksihte zhvillime.
Gjysmë ore më vonë, pas disa detajesh që shpresoj nuk kanë vlerë substanciale dua tjua kursej ju dhe qytetarëve që na ndjekin, u ra dakort për dy takime të veçanta në të njëjtin orar në Pallatin e Kongeseve. Mua dhe delagacionit qe më shoqëronte na u paraqit një dokument me tre pika i hartuar, si morem vesh me vonë, edhe me ndihmën e ekspertëve të tre misioneve në Tiranë, OSBE, Bashkimi Europian dhe SHBA ku paraqiteshin këto propozime.
Shtyrja e zgjedhejve me 16 korrik. Zëvëndësimi i katër ministrave te kabinetit Rama me persona teknik të zgjedhur nga Rama dhe të aprovuar nga opozita. Kjo është pikë e rëndësishme se është spekulluar mjaft këtë jave, pjesë të faijit kam edhe unë, është spekulluar edhe sonte. Dhe një paketë mikse ku theksin dëshira për të parë një zgjedhje me konsesnus të Presidentit të Republikës, të Avokatit të Popullit. Kalimin opozitës të kryetarit të KQZ por jo shumicës së KQZ opozitës, dakordësimi për një truezë të rrumbullakët të OSBE, pjesëmarrje te OJQ-ve në gjithë këtë proces.
Ne pamë në këtë pikë të tretë disa nga propozimet tonat të Majit të vitit të kaluar dhe një sërë propozimesh të tjera të dobishme, por të cilat garantoheshin vetëm nga vullneti politik.
Kundëroferta jonë ishte si vijon:
Prania e katër ministrave teknik të përcaktuar nga Rama por me aprovimin tonë u gjet komplet e pamjaftueshme për faktin e thjeshtë se Rama e ka provuar në këto katër vite se është i aftë të blejë deputet, parti të tëra opozitare e ti kthejë në parti qeveritare, të blejë deputetë të opozitës madje dhe të blejë edhe deputetë të LSI, partnerit të vetë të qeverisje, dhe se nuk do të ksihte asnjë problem që të tjetërsonte menjëherë idenë pas këtij propozimi, për ti kthyer katër ministra teknik të propozuar nga ai, qoftë edhe me aprovimin tonë, në katër persona të bindur për axhenden politike të Edi Ramës që në këndvështirmin tonë mbetet shkatëririmi i zgjedhjeve të ardhshme përmes influencës së krimit drogës dhe kapjes totale të shtetit.

Basha: Rama të propozojë Kryeministrin

Kundërpropozimi ishte që në qeverinë teknike kryeminsitri të propozohej nga Partia Socialiste, Edi Rama apo mazhoranca, jua lamë atyre në dorë.
Për cështjen e datës ne sqaruam ndërmjetetësuesit europianë se data në vetëvete informohet nga një sërë procesesh për të garantuar votën e qytetarëve shqiptarë, kun ë pikëpamjen tonë, më i rëndësishmi është votimi biometric, elektronik dhe numërimi elektronik i viotave të shqiptarëve.
Na u tha se OSBE-ja kishte përsëritur këngën e vjetër se kjo nuk funksion.
E refuzuam me fakte të demonstruara nga personalitetet më të larta europiane, disa prej të cilëve sot në videokonferencë, se si funksionon tash 12 vjet, sistemi elektronik i votimit në vendet me shkallë të lartë analfabetizmi, siç është Brazili, apo India, me sukses të plotë.
Siç funksionon në vende europiane, siç janë disa prej republikave Baltike.
Argumenti i dytë kundër votimit elektronik, ishte koha në dispozicion. Në këtë kuadër ne ua konfiduam ndërmjetësuesve europianë se në kontakt me pesë kompani kryesore  europiane, prej të cilave kemi marrë garancitë, se prototipi për votimin elektronik mund të ndërtohet 3 deri në 5 javë nga momenti i porositjes dhe 5 mijë prototipë të tillë, 4 deri në 6 muaj. Dikush e ka ofruar për 4 muaj, dikush për 6 muaj, për të mbuluar të gjithë Shqipërinë me qendra elektronike, biometrike, ku shqiptarët hyjnë në dhoma pa komisionerë, pa kartë identiteti, indentifikohen me shenjat e gishtërinjve që tashmë është 90% e punës, ndodhen në bazën e të dhënave në serverin e sigurt që shërbeu për heqjen e vizave për shqiptarët, dhe votojnë në një sistem që në Europë quhet, sistemi i biletës së trenit, pra duke shtypur, një, dy apo tre herë. Një herë duke shtypur koalicionin, herën e dytë, partinë brenda koalicionit, dhe sot nëse do të ishte dakort, deputetin e përzgjedhur, ky do të ishte një varietet i listave të hapura apo i zgjedhjeve mazhoritare me korrektim proporcional, etj…
Pra është plotësisht e mundur.
Argumenti tjetër ishte, se kjo kushton para.
I thamë se ne e dimë që kjo kushton para dhe do të kushtojë më shumë.
Nqse kjo do të ishte bërë në maj të vitit të kaluar dhe do të kushtonte më pak, por sado para  të kushtojë, do të kushtojë smë pak se 2.8 miliardë që oligarkia e lidhur me krimin e kryesuar nga Edi Rama, ka shpërdoruar dhe vjedhur në 3 vite e gjysëm, të një qeverisje arrogante, të papërgjegjshme dhe jollogaridhënëse para shqiptarëve.
Kompromisi ishte se nqse kjo nuk mundësohet në periudhën 4 deri në 6 muaj, siç garantojnë kompanitë që i prodhojnë këto sisteme për vendet e Bashkimit Europian dhe për vendet e tjera të botës, të shikonim indentifikimin biometrik dhe numërimin elektronik të votës.
Sa për pikën e tretë, ne u thamë se gjejmë veten tonë në shumë prej atyre pikave dhe nuk kemi absolutisht asnjë ambicie përfshirë çështjen e Presidentit të Republikës në këtë ekuacion, se çështja e kryetarit të KQZ-së është tërësisht e parëndësishme.
I takon mazhorancës të mbajë përgjegjësi përmes kryetarit të KQZ-së dhe me këtë kundërpropozim u ndamë me ndërmjetësuesin McAllister, me shpresën se do të ishte një hap më tej për të afruar palët, për të ngushtuar hendekun, deri në mundësinë e ndërtimit të një ure që do të funksiononte si marrëveshje politike.
Pas kësaj nuk patëm asnjë informim tjetër. Me sa duket pala tjetër refuzoi. Qartësisht refuzoi, duket qartë, të jemi të drejtpërdrejt me qytetarët.
Patëm një komunikim nga zyrat e Bashkimit Europian dhetë nesërmen një komunikim  nga McAllister në facebook, ku konstatohet kriza e rëndë politike dhe zgjedhore në vend.
Ndamë po kështu me Presidentin Dohl dhe Komisionerin Hahn një fakt që duhej ta kisha ndarë me z. McAllister, që pika kryesore e këtij komunikimi më ishin komunikuar ditë para mbërritjes së McAllister dhe ditë para mbërritjes së Zigmand Gabriel, Ministrit të Jashtëm gjerman, nga njerëz të afërt të kryeministrit Rama.
Ajo që u paraqit si një platformë e mundshme zgjidhje, ishte diçka për të cilën Rama ishte në dijeni, prej një kohe shumë më të gjatë, se sa ç’ishte në dijeni opozita.

Kompromisi që ofron Basha për Ramën

Ndaj qëndrimi është fare i qartë. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja dhe bashkë me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste të bashkohemi në një front kundër së keqes. Partia Demokratike dhe opozita është e gatshme të heqë dorë nga pjesa morale e kësaj beteje që tregon me gisht përgjegjësitë e vërtetë që është Edi Rama dhe Partia Socialiste në momentin që këta bashkohen me ne për ti luftuar ato përmes një qeverie teknike me mandatin popullor që tashmë e dini. Kaq mjafton.
Largimi i tij për ti hapur rrugë qeverisë teknike mjafton si një garanci me mandatin popullor. Edi Rama refuzon të japë dorëheqje. Mban peng një komb të tërë, një Shqipëri të tërë. Kompromenton interesat e saj kombëtare të sigurisë, ekonominë, interesat e shqiptarëve. Kompromenton po kështu siç ka kompromentuar deri tani interesat e Europës dhe euroatlanetike me një Shqipëri të dobët kufinjtë dhe territori i së cilës nuk kontrollohen më nga shteti por nga krimi i organizuar, siç e shohim ditë për ditë.

Cili është skenari tjetër?

Le të marrim për një minutë skenarin tjetër. Merrni pjesë në zgjedhje se i zgjidhim pas zgjedhjeve gjërat. E para e punës Partia Demokratike është në këtë betejë për qytetarët shqiptarë. Dhe nëse ne tradhëtojmë këtë kauzë të qytetarëve shqiptarë shumica e tyre kanë gjithë të drejtën ta shohin si një fatalitet siç e kanë edhe para dhe gjatë kësaj kauze me largimin masiv nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Tre grupe njertëzish, tre reagime shoh unë ndaj një qendrimi të tillë. Shoh një numër të vogël njerëzish fanatikë që do ta ndjekin Partinë Demokratike. Shoh një numër të madh të zemëruarish që do të shohin se si për prapanicën tonë, për karriget tona, për privilegjet tona shitëm kauzën popullore. Njerëz që shkojnë në shtëpi pa bukë për fëmijët e tyre, pa lekë për fletorët apo këpucët e tyre. Pa asnjë shpresë për të marrë atë që u takon sipas taksave që paguajnë në shëndetësi dhe arsim, të cilët këtë zemërim do ta kenë të pakontrolluar dhe Partia Demokratike do të ketë legjitimitetin e cunguar ta kontrollojë këtë zemërim ndaj një establishmenti, ndaj një kupole, ndaj një shteti të delegjitimuar. Dhe ky është destabiliteti. Dhe një pjesë të dëshpëruarish që do të vazhdojnë të bëjnë atë që 300 mijë të dëshpëruar tashmë e kanë bërë, larguar nga Shqipëria që është problemi i Shqipërisë dhe i Europës.
Ndaj nëse duam të përballemi me të vërtetën siç e thonë faktet dhe jo siç e them unë por as siç e thotë Edi Rama dhe firmat e tij milionë dollarëshe të lobimit në Berlin, në Bruksel, në Uashington a kudo qofshin. Atëherë zgjidhja vjen vetëm përmes përballjes me të vërtetën.

Qeveri teknike, votim elektronik

E kam thënë dhe e e theksoj që qeveria teknike, votimi elektronik janë për ne mjete për të realizuar kauzën e madhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nëse ka propozime të cilat ofrojnë të njëjtat garanci që ne deri më sot nuk i kemi dëgjuar, jemi të gatshëm dhe të hapur ti diskutojmë por një gjë nuk jemi të gatshëm të bëjmë, të tradhëtojmë kauzën e qytetarëve shqiptarë, ti lëmë ata në mëshirë të krimit dhe drogës e mëshirën e halabakëve të administratës që i marshojnë si dele nëpër mitingjet e Edi Ramës siç ndodhi sot në Elbasan e dje në Kavajë e kudo tjetër dhe të fugojmë pas karrigeve që do të marrim si alibi për një narkorepublikë të rrëzuar në themel. Ne marrim peshën e plotë të përgjegjësisë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë politike përmes dialogut nëse është e mundur, përmes marrëveshjes politike që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme duke dorëzuar gjithckka që i ka mbetur opozitës, Partisë Demokratike apo mua personalisht për të dorëzuar, por pa dorëzuar të drejtën e qytetarëve për të votuar të pakërcënuar, të pashitur e të pablerë.

Grupi parlamentar i PD: Mbështetje lëvizjes popullore

-Kjo do të thotë vetëm qeveri teknike?
Sapo ua thashë. Për ne, kjo është zgjidhja. Zgjidhje tjetër deri më sot nuk kemi dëgjuar. Nëqoftëse ka zgjidhje të tjera realiste për votën e shqiptarëve. Jemi të gatshëm ti eksplorojmë.

-Kush mund të jetë?
Është qeveria teknike, me një mandat të qartë popullor, për dekriminalizimin, për luftën kundër drogës, kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë edhe votimin elektronik. Kjo është rruga jonë. i takon palës tjetër të ofrojë çfarë mund të ofrojë dhe nuk ka pak për të ofruar. Ne nuk kërkojmë as sarajet, as kontot bankare, as Abi Bank bashkë me lobistin gjerman që ka në bord, ish ministrin gjerman. Nuk po i këkrojmë asgjë nga këto. Po i kërkojmë të ofrojë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në një rrugë tjetër, nëse nuk është dakord me këtë rrugë. Por ajo s’mund të jetë një rrugë fasadë. Nuk mund të zëvendësohet një rrugë e vërtetë drejtë zgjehdjeve. Këtu nuk ka më hapësirë për fasadë.
Kam edhe një mesazh të fundit. Me këtë vendim shkojmë në procesin e negociatave të thirrur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Vendimi i grupit është të mbështesë vendimin e deritanshëm të Partisë Demokratike të opozitës dhe të lëvizjes sonë të madhe popullore, kombëtare, qytetare dhe demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që i tejkalon mirë dhe bollshëm kufijtë e opozitës, ku ka me qindra mijëra të majtë që nesër nuk do ndajnë asnjë nga idetë e programit tonë por sot ndajnë dy kauza krysore, ky probleme të mëdha të Shqipërisë, dekriminalizimin dhe zgjehdjet e lira dhe tëdnershme. Prandaj, ditën e nesërme, sot nuk kam pasur asnjë mundësi kontakti të kontaktoj Presidentin e Republikës që kur ka bërë ftesën e tij publike, për t ëparë modalitetet se kur dhe ku do zhvillohet.
Mashtrimi  tjetër që i kishin bërë Bashkimit Europian ishte që skadonte afati. Cili afat u thashë, afati ka skaduar më 28 prill dhe këta që i kanë rregjistruar më 29. Këta janë të gjithë me lista të paligjshme, dhe ju duhet të realizoni që edhe një gënjeshtër e tillë  mjafton për të parë se ku është lredibiliteti i qeverisë sot. Sot, 18 qershori është klinikisht i vdekur edhe nga ana ligjore, politike po se po. Ky është realizimi dhe ky është vendimi. Aq sa i takon grupit parlamentar, në këndvështrimin tonë , pas një diskutimi jashtëzakonisht të detajshëm me të gjithë anëtarët e grupit, ky është vendimi i grupit parlamentar dhe me këtë vendim, nesër unë jam i gatshëm në një orë të ëprshtatshme me zotin Rama, në formatin e propozuar nga Presidenti i Republikës të marrë përgjegjësitë që më takojnë si kryetar i opozitës.

-Cfarë ka ndryshuar që nga hera e fundit, kur iu është propozuar ky takim dhe ju nuk e keni pranuar sepse e keni konsideruar takim fasadë?
Qartësimi i partnerëve europianë, se u qendrojmë ne. pranimi i problemit të drogës, krimit, dhe ëprdorimit të shtetit si një problem i jashtëzakonshëm për zgjehdjet e ardhshme shqiptare dhe realizimi se përmes një dialogu të sinqertë mund tu japim shqiptarëve atë që ftesat për dialog fasadë nuk e kanë dhënë deri sot.

-Zoti Basha ju thatë se jeni dakord që të dëgjoni dhe një propozim tjetër që smund të jetë për qeveri teknike, keni idenë se çfarë mund të jetë ky propozim?
Nuk kam absolutisht asnjë die, dhe nuk mund të shoh se dikush tjetër mund të japë një zgjidhje tjetër se kjo ofrojmë ne. Por jam i hapur  të dëgjoj se çfarë pala tjetër mund të ofrojë, a harrojë s emund të ofrojë pushtet për PD në tavolinë , nuk e kemi kërkuar dhe nuk do ta prnaojmë. Asgjë që na shërben ne, gjithçka që u shërben qytetarëve.

-Zoti Basha do shkoni me kërkesën për të mos qenë zoti Rama kryeministër në zgjedhje?
Në negociata shkojmë me kërkesën e pandryshueshme të lëvizjes popullore të 18 shkurtit , qeveri teknike pa Edi Ramën kryeministër, me mandat popullor për zbatimin e plotë për ligjin për dekriminalizimit, për luftë efektive kundër drogës, dhe për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme me rekomandimet e OSBE/ODHR dhe rekomandime shtesë të 17 shkurtit 2016 , përfshirë votimin elektronik.

-Kam lexuar një deklaratë të PPE tani që thotë se regjistrimi dhe pjesëmarrja e PD në zgjedhje ëhstë e pazëvendësueshme. A do të rregjistroheni dhe do të merrni pjesë në zgjehdje?
Mund ta kisha shkruar me dorën time këtë deklaratë. Gjithë kjo betejë bëhet që opozita tu mundësojë qytetarëve alternativa, pra të kemi jo një koalicion ose gjysmë koalicion , se gysmën e lanë jashtë dere. Sot ke një koalicion të regjistruar, një subjekt zgjehdor i copëtuar për të dhënë idenë se janë shumë parti, por është një koalicion zgjedhor, shqiptarët kanë të drejtën të zgjedhin midis dy alternativave, opozita është e vendosur t’ua japë këtë të drejtë shqiptarëve por ama për të zgjedhur dhe jo për tu detyruar nga krimi, droga dhe paratë e drogës.

Artikulli paraprakPPE: Zgjidhje politike për të garantuar zgjedhjet
Artikulli tjetërSot takimi Basha-Rama në Presidencë