Basha përshëndet fitoren e zgjedhjeve nga Plenkoviç në Kroaci

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter përshëndeti fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Kroaci nga partia e kryeministrit Andrej Plenkoviç.

‘Përgëzime kryeministrit Andrej Plenkoviç për fitoren madhështore në zgjedhjet parlamentare. Mezi pres që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve tona dhe partive tona simotra.

Faleminderit për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian’, – shprehet Basha në urimin e tij për kryeministrin kroat dhe partinë e HDZ pas fitores madhështore që e djathta shënoi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kroaci.

Artikulli paraprakMbytet një tjetër pushues në Durrës
Artikulli tjetërAutoritetet kineze paralajmërojnë një epidemi të re, quhet murtajë bubonike e njohur si “vdekja e zezë”