Basha paralajmëron kthesën e madhe: Korrupsioni dhe droga e lanë jashtë BE-së Shqipërinë

Kryetari i PD, Basha paralajmëron një kthesë të madhe politike për të shëptuar vendin dhe të ardhmen europiane pas refuzimit të vendeve të BE për të hapur Negociatat me Shqipërinë.
Pas vendimit të BE-së për t’i thënë ‘JO’ hapjes së negociatave me Shqipërinë ka reaguar kryetari i opozitës, Lulzim Basha.
Përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se, krimi, korrupsioni dhe droga e lanë jashtë BE-së Shqipërinë. Sipas tij edhe në vitin 2019-të Shqipëria do të marrë sërish përgjigje refuzuese nëse nuk luftohen fenoment negative.
Postimi i Bashës
Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot.
Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane.

auto Screenshot 31530036803

Artikulli paraprakRama nën efektet e kokainës i duket sikur janë hapur Negociatat
Artikulli tjetërFaqja e pare