Basha: Dyfishim i buxhetit për studentët, PD gati platformën për Arsimin e Lartë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot nga foltorja e kuvendit se e vetmja mënyrë për të zgjidhur ngërçin në arsim, është anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe dyfishimi i buxhetit.
Teksa bëri bilancin e çdo familje shqiptare që ka një fëmijë në universitet, Basha tha se nevojiten 15 milionë lekë për ciklin e shkollimit. Po ashtu ai bëri me dije se PD ka gati platformën për Arsimin e Lartë, ndërsa do të vijojë konsultimi me pedagogët dhe studentët.
“Të dashur qytetarë gjithsecili prej jush e di ça do të thotë të çosh një fëmijë student. Kostoja mesatare është 25 mijë. Për konvikt e ushqim 220 mijë, për transport dhe urban, 25 mijë. Për tre vite bachelor dhe dy vite master një familje shqiptare duhet të shpenzojë 15 mln lekë të vjetra. Që të mundësojë shpenzimet për një fëmijë të vetëm në universitet familja duhet të kursej 72 mijë lekë të vjetra në muaj. Këto janë shifra, por janë më shumë sesa shifra. Janë të gërvishtura në xhepat e tyre të boshatisura dhe në tavolinat e tyre të zbrazura. Të çosh sot një fëmijë në universitet është e papërballueshme. Propozimet e PD për zgjidhjen e kësaj krize të shkaktuar nga krimi korruptiv; së pari; fasha e studenteve që vinë nga familje poshtë 640 mijë lekë në muaj, të përfitojnë nga tarifat e arsimit të lartë. Efekti buxhetor do të jetë afër 6 mln dollar. Fasha e dytë janë ato familje me mbi 640 mijë lekë me të ardhura në muaj. 18 mln dollarë Edi Rama i ka paraqitur në buxhetin e shtetit për shpenzimet e luksit. Dyfishimi i buxhetit nuk mjafton, pasi duhet një reformë e thellë. PD ka një platformë që do ta diskutojë me pedagogët dhe studentët. Para ka për të dyfishuar buxhetin e arsimit të lartë, por nuk ka vullnet. Vullneti i Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve është që këto para t’i marrin dhe t’i shpenzojnë për luks dhe orgji’, deklaroi Basha.

Artikulli paraprakMediat e huaja jehonë vezës ndaj Ramës, “Nju Jork Times”: Kryeministri u qëllua në Parlament
Artikulli tjetërBerisha-Ramës: Deri në 2008-të nuk kishte para, sot jeton në vilë luksi në Surrel, ku i gjeti lekët