Basha: Ora e të vërtetës erdhi, ka ardhur momenti i largimit të Edi Ramës…

Kreu i opozitës Lulzim Basha, në fjalimin e tij para qindra mijëra shqiptarëve para kryeministrisë, tha se sot jo vetëm shqiptarët por e gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Basha theksoi se, ora e të vërtetës erdhi, ka ardhur momenti i largimit të Edi Ramës.

‘Një ditë dhe natë si kjo do të mbahet mend përherë në historinë tonë. Bashkë kemi protestuar me dhjetëra herë kundër padrejtësisë, krimit dhe drogës, shkatërrimit të vlerave tona. Shpeshherë na kanë përbuzur, mosbesuar, propaganda e Edi Ramës ja ka dalë ta shuajë zërin e të vërtetës. Por sonte kjo merr fund njëherë e mirë, Ram Ik, Rama Ik, Rama Ik…

Rama Ik del sot nga kraharori i çdo shqiptari, si hapja e derës së mbyllur nga arkitekti i Shqipërisë, së mafies, krimit, drogës, dhe varfërisë, ai ka një emër është hajduti më i mah që ka njohur Shqipëria, njeriu që me karrigen e tij sakrifikoi të ardhmen tuaj 6 vjet më parë Rama ik …

Por ora e të vërtetës erdhi, 6 vite me radhë qëndruam, dhe ja më në fund e gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, që ka shkrirë në një 1 shtetin, qeverinë, krimin dhe administratë. E ka kthyer Shqipërinë në një pronë private me një qëllim mbajtjen me dhunë të pushtetit, që ne nuk do ta pranojmë kurrë …’, deklaroi Basha.

Artikulli paraprakProtestuesit falenderojnë gazetarin e BILD
Artikulli tjetërBasha: 30 Qershori, varreza politike e Ramës, asnjë hap pas