Basha nuk lë vend për dyshime dhe alibi: Jemi të qartë në kërkesat, në programin dhe në alternativën tonë

Basha ka përsëritur edhe një herë nga Vlora propozimet e PD-së, të cilat, siç ai u shpreh, nuk janë bërë për interesa të ngushta politike, por për të ndryshuar politikën dhe Shqipërinë.

“Përgjigjja jonë ka qenë e qartë, është shpalosur para të gjithë shqiptarëve dhe më vjen mirë që këtë javë faktorë të ndryshëm politik të ekspertizës të shoqërisë dhe të medias e kanë përqafuar dhe e kanë përshëndetur dhe kjo është platforma jonë për reformën zgjedhore. Dhe në fakt nuk është platforma jonë por platforma e të gjithë shqiptarëve, sepse asnjë nga propozimet tona nuk e kemi bërë për interesa tona të ngushta politike. Dh sot dua të sfidoj këdo që tregon me gisht se një nga propozimet tona është gabim dhe ne e tërrheqim. Por në fakt të pesë propozimet kanë në thelb interesin e njerëzve. Listat e hapura i japin fund kryetarokracisë së kushtetuetës së 2008-ës dhe i mundëson qytetarëve të zgjedhin kë të duan ata. Ndaj listat janë jo thjesht një mekanizëm politik, por është kthimi i demokracisë dhe I vendimmarrjes në duart e qytetarëve. Barazia e votës, që do të thotë që të gjithë shqiptarëve t’ju peshojë vota njësoj dhe për këtë arsye kemi propozuar Shqipëria një zonë elektorale. Ndërkohë që me një financim më pak sesa aferat korruptive të qeveritarëve, ne do të mundësonim një votim dhe numërim elektronik. Kemi shembuj se si kjo funksionon në tre palë zgjedhje në Shqipëri. Së fundmi, qoftë Shqipëria një zonë elektorale, qoftë numërimi elektronik, i japin përgjigjen dilemave të vërteta dhe nxjerrin zbuluar gënjeshtrën e kryeministrit se nuk ka mundësi për votën e emigrantëve.”

Ai më tej foli për programin e PD-së, që do të përfshijë të gjithë grupet shoqërore dhe do gjejnë përgjigje të gjithë shqiptarët.

“PD do të vij me alternativë dhe alternativë do të thotë program. Dhe program do të thotë që çdo shtresë shoqërore dhe çdo grup interesi, PD të ketë një analizë të qartë që do dalë nga prekja e terrenit, për fermerin, për peshkatarin, për biznesin e vogël dhe të mesëm apo për eksportuesin, për fasonët që vazhdojnë të mbyllen e deri tek sektori I energjisë. Tek pensionistët që janë humbësit e mëdhenj të kësaj skeme false dhe abuzive, deri tek rinia që është shpresa dhe e ardhmja e çdo familjeje dhe është shpresa dhe e ardhmja e vendit. Tek të përndjekurit dhe pronarët. Të gjitha këto shtresa duhet të gjejnë zgjidhjet reale në progamin e Partisë Demokratike. Ky program fal punës së jashtëzkonshme të ekspertëve më të mirë vendas, me asistencën dhe kontrubutin e atyre që na kanë qëndruar pranë të ekspertëve perëndimorë, tashmë është gati. Ajo që na pret pas konstituimit të plotë, të organizimit të plotë të degëve, një debat i brendshëm për t’i vënë pikat mbi i dhe menjëherë lançimi i këtij programi me të gjitha shtresat e shoqërisë.”

Artikulli paraprak“Qëndrojmë në krah të drejtësisë”/ Basha: Nuk mund të kërkosh hetim të Edi Ramës dhe pastaj të godasësh SPAK-un
Artikulli tjetër“Ishte planifikuar si larje hesapesh mes shqiptarësh”, mediat e Kosovës zbulojnë detaje nga plani për eliminimin e Albin Kurtit: Organizatat e kontrolluara nga Serbia…