Basha njofton protestën e madhe mbarëkombëtare më 16 mars

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur nga oborri i selisë së Partissë Demokratike, pasi opozita ka dorëzuar në KQZ edhe heqjen dorë të mandateve nga të gjithë kandidatët e listave.
Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur se Edi Rama ka mbaruar. ‘Mirë se vini në shtëpinë e lirisë! Sot në të 4-tën protestë radhazi, populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të shkrirjes së këtij parlamentit të krimit dhe hedhjes në kazanin e plehrave.
Dita e sotme ka meritën e ndezjes së shpresës për ditët që po vijnë. Sot e kemi dërguar njëherë e mirë në shtëpi, parlamentin e krimit. Kemi hapur shtegun e vetëm që do të kalojë vota e çdo shqiptari.
Zgjidhja është largimi një orë e më parë i shkaktarit kryesor, kryezullumqarit Edi Rama.
Ikja e tij është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje, që do të vazhdojë me bashkimin më të madh në këto 3 dekada.
Edhe miqtë e ngushtë, ata që janë përpjekur ta mbrojnë e dinë shumë mirë se Edi Rama ka mbaruar, regjimi i tij ka marrë fund’, tha ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha.
Basha iu drejtuar pjesëmarrësve me një fjalë nga selia e PD-së, ku theksoi: “Ora e largimit të Edi Ramës po troket mbrapsht! Tik tak, tik tak!”

“Dita e sotme, tha Basha, ka një rëndësi të madhe, ka meritën e ndezjes së shpresës së shqiptarëve. Prej më shumë se gjashtë orësh në këtë protestë dhe nuk ju shkohet ën shtëpi, por sot e kemi çuar njëhërë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin e krimit dhe kemi hapur shtegun e vetme përmes të cilës do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari.
Zgjidhja është largimi një orë e më parë e kryezullumqarit Edi Rama. Ikja e tij, është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje që do të vazhdojë me bashkimin më të madh të shpresës dhe besimti që shqiptarët kanë njohur në këto dekada. Edhe miqtë e tij më të ngushtë, edhe ata që janë përpjekur ta mbrojnë e dinë të vërtetën që ju keni buçitur: Edi Rama ka mbaruar, pushteti i tij ka marrë fund!
Dua t’i drejtohem çdo nëne e çdo babai: mos kini frikë, asgjë nuk do ta ndalë popullin nga vullneti për të marrë në dorën fatet e tij. ajo që po vjen është çlrimi juaj, sovraneti juaj, fundi i arrogancës, i krimit të bërë njësh me qeverinë; ajo që ne po ndërtojmë është Shqipëria e shqiptarëve me dinjitet dhe mundësi. Ndaj mbushini zemrat me kurajon e shpresës që ju ndezët. Kurrë me errësira e krimit, perversiteti i hajdutërisë nuk do të vendosë për ju dhe fëmijët tuaj. Ora e largimit të Edi Ramës po troket mbrapsht! Tik tak, tik tak! Gati për uraganin popullor më 16 mars”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakBerisha-Ramës: Ik më mirë ditën se natën nuk i dihet…
Artikulli tjetërOdisea e një artikulli…