Basha nga Shkodra: Axhenda e vetme e opozitës, shtypja e krimit dhe çlirimi i qeverisjes nga krimi

Lideri i opozitës, Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra se, axhenda e vetme e opozitës është shtypja e krimit dhe çlirimi i qeverisjes nga krimi.
Basha theksoi se, në Shkodër duhet të ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, por ai ndodhet në Tiranë, në shoqërinë e Ballës, Çyrbes dhe Xhafajt, si dhe eksponentëve të tjerë të lidhur me krimin.basha2
“Edi Rama nuk mund të jetë këtu, ai është në Tiranë me Jurges Çyrben, Taulant Ballën dhe Fatmir Xhafajn, si dhe me shumë eksponentë të tjerë të lidhur me krimin. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton se sa hipokrite janë thirrjet që vijnë sot nga Kuvendi. Me këtë të bashkëpunojmë? Me vëllain e Agron Xhafajt? Me Taulant Ballën, që pohoi me gojën e tij se është mik me anëtarin e një prej bandave më famëkeqe në historinë e Shqipërisë. Apo me Jurges Çurbjen, që përgjimet tregojnë se si i referohet vetes së tij dhe bandës së Shullazit si një i vetëm”, u shpreh kreu i PD-së.

“Prandaj jemi këtu për të shprehur vendosmërinë tonë ndaj qytetarëve të Shkodrës”, tha Basha, duke premtuar çmontimin e bandave mafioze sapo të vijë në pushtet.
Basha theksoi se Rama është kryeministër vetëm në letër dhe Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm vetëm në letër, sepse territorin e vendit e kontrollojnë bandat dhe krimi i organizuar.
“Rama bashkëpunoi haptasi me kriminelët në qytetin e Shkodrës. Bashkëpunoi haptasi me familjen kriminale Bajra dhe tani ka humbur çdo fuqi dhe çdo mundësi për të vendosur ligjin. Edi Rama është kryeministër në letër, Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm në letër. Kontrollin e territorit e kanë bandat dhe krimi i organizuar. Kjo është situata në të gjthë vendin. Janë qëlluar biznesmenë, janë rrëmbyer dhe vrarë të tjerë. Situata është totalisht jashtë kontrollit. Situatën e kontrollon krimi i organizuar”, tha Basha.
Kreu i opozitës i bëri thirrje drejtorit të policisë në Qarkun e Shkodrës që të japë dorëheqjen nëse nuk lufton dot krimin, pasi në të kundërt do të mbahet përgjegjës njësoj si Rama dhe Xhafaj.
“Sot kam një thirrje për drejtorin e qarkut, jep dorëheqjen dhe largohu sepse do të jesh përgjegjës si Rama dhe Xhafaj”, paralajmëroi Basha.

Artikulli paraprakOpozita e bashkuar në Shkodër, Basha: Vetëm në 3 muaj 6 persona u vranë dhe 2 janë të zhdukur
Artikulli tjetërBasha thirrje drejtorit të Policisë së Shkodrës: Jep dorëheqjen ose do jesh fajtor si Rama e Xhafaj