Basha nga Lezha: Me 16 Shkurt rrëzojmë pushtetin që është kundra popullit

Shqiptarët po ngrihen dhe po bashkohen, sepse e kanë kuptuar që tek bashkimi qëndron shpresa dhe ndryshimi. Së bashku t’ihapim rrugën ndryshimit që do të sjellë mirëqenie dhe stabilitet.
Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka mirëqenie, nuk ka drejtësi, nuk ka punësim, nuk ka integrim. Rama nuk ka asnjë zgjidhje për hallet dhe problemet tuaja. Ai është shkaku I tyre.
Edi Rama nuk është kryeministri i lezhjanëve dhe shqiptarëve, por është kukulla e krimit. Ai qëndron në pushtet nga pakti me Ndokët, Bajrat, Lul Berishët, e Shullazët kudo në vend.
Dy janë objektivat tona madhore; punësimi dhe mirëqenia e shqiptarëve dhe futja e Shqipërisë në Europë.Rruga nuk është e lehtë, por eshtë plotësisht e mundur me bashkimin e të gjithëve ne që duam ndryshimin.
Që ditën e pare të ardhjes tonë në pushtet, karburanti do të jetë 300 lekë/litër më lirë sesa sot. Do të vendosim fashën mbrojtëse për energjinë elektrike dhe do ta ulim çmimin e energjisë për biznesin.
Ne do të hapim rrugën që çdo i ri të ketë mundësi që të ndjekë universitetin, pavarësisht prej të ardhurave të familjes së vet. Shteti shqiptar mund dhe do të paguajë për arsimin tuaj.
Ne kemi një plan, këto nuk janë premtime. Plani ynë zbatohet me votën tuaj, pasi të kemi çliruar institucionet nga zgjedha e krimit dhe oligarkëve. Këtë nuk e ka në dorë asnjë parti politike. Këtë vendim e merr populli i bashkuar.
Unë dhe PD jemi të vendosur t’u dalim zot fateve të vendit. Ne do t’ua marrim pasuritë deri në qindarkën e fundit oligarkëve dhe do t’ua kthejmë ju. Çdokush që ka shkelur ligjin do të shkojë prapa hekurave, duke filluar me të parin e qeverisë.
16 shkurti është një ditë bashkimi kombëtar. 16 shkurti nuk është dita kur Partia Demokratike merr pushtetin, por është dita kur ne rrezojmë një pushtet i cili nuk është i popullit dhe nuk punon për popullin.
Përmes një qeverie kalimtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme t’ju ftoj të gjithë të votoni programin tone, në mënyrë që qeveria e PD të nisë prej ditës së parë t’ju shërbejë ju, interesave, punësimit dhe mirëqenies Suaj.

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA NË LEZHË
Mirëse ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja,
Nga Kavaja deri në Shkodër, nga Mallakastra në Fier, nga Durrësi në Lezhë shqiptarët po ngrihen, po bashkohen e po japin dorën njëri tjetrit. Po i japin dorën njëri tjetrit, sepse e kanë kuptuar që tek bashkimi i shqiptarëve qëndron shpresa, qëndron vlera e vërtetë e ndryshimit që do të sjellim gjithë së bashku për veten tuaj dhe familjet tuaja.
Dhe nuk ka moment më të mirë dhe vend më të mirë për ta kujtuar vlerën e bashkimit të shqiptarëve se këtu, këtu ku kremtohet, përmes këtij monumenti Besëlidhja e Lezhës, Besëlidhja e Lezhës për të mbrojtur lirinë, për të mbrojtur vlerat, për të mbrojtur identitetin e shqiptarëve.
E pra, nga historia mund të mësojmë shumë dhe ata popuj që nuk mësojnë nga historia e përsërisin historinë. Historia jonë është e mbushur me drama të mëdha. Por edhe aktualiteti është i mbushur me drama.
Me Edi Ramën nuk ka zhvillim.
Me Edi Ramën nuk ka mirëqenie.
Me Edi Ramën nuk ka drejtësi.
Me Edi Ramën nuk ka punësim.
Me Edi Ramën nuk ka integrim europian.
Ditë për ditë plasin skandale. Skandale që tregojnë se ai është i zhytur në krim. ai është i zhytur në korrupsion. Ditë për ditë plasin skandale që tregojnë:
Se pse nuk ka rritje pensionesh;
Se pse këtu në Lezhë janë mbyllur 10 shkolla, në të gjithë Shqipërinë mbi 250 të tilla.
Se pse mirëqenia e shqiptarëve është në pikiatë.
Se pse fuqia blerëse e shqiptarëve është më e ulëta në Ballkan.

Se pse bizneset nuk kanë punë dhe po mbyllin qepenat 50 biznese në ditë.
Se pse shumica dërrmuese e familjeve shqiptare nuk ngrohin dot as shtëpitë në dimër.
Se pse paguajmë energjinë më të shtrenjtë në Ballkan, naftën më të shtrenjtë në Europë.
Se pse paratë e shqiptarëve i vjedh Edi Rama me një grusht banditësh dhe oligarkësh.
Si asnjëherë në 30 vite vullneti i popullit është asgjësuar dhe sot nuk kemi kryeministër, por kemi një sharlatan, i cili ka zaptuar selinë e qeverisë shqiptare me ndihmën që i ka dhënë dhe me paktin, që i ka dhënë me Ndokët, me Bajrat, me Lul Berishët, me Shullazët, me kriminelët anembanë Shqipërisë.
Nuk është kryeministri i shqiptarëve, nuk është kryeministri i lezhjanëve, është kukulla e krimit. Është një njeri, i cili nuk ka asnjë zgjidhje për hallet dhe problemet tuaja. Ai është shkaku i halleve dhe problemeve tuaja.
Gjatë këtyre 5 viteve jemi munduar të bëjmë rolin tonë institucional si opozitë. Kemi çuar amendamente në parlament për të rritur pensionet, për të rritur rrogat, për ulur çmimin e naftës, për të ulur çmimin e energjisë, për të çliruar energjitë pozitive të biznesit. Sepse për ne objektivi numër një është punësimi dhe mirëqenia e qytetarëve shqiptarë.
Dhe e kemi bërë këtë jo për interesat tona politike por për interesin tuaj. Por ju e dini fare mirë se gjitha këto propozime dhe amendamente Edi Rama i ka votuar kundër pa i diskutuar fare. I ka votuar kundër jo thjesht dhe vetëm se i propozoi Partia Demokratike, jo thjesht dhe vetëm se i propozoi opozita. I ka votuar kundër, sepse prej ditës që ka zaptuar atë karrige Edi Rama punon kundër interesit të qytetarëve, kundër interesave të vendit, kundër interesave të familjeve tuaja.
Prandaj, po ua përsëris, nuk ka patur dhe nuk do të ketë zhvillim me Edi Ramën, nuk do të ketë stabilitet me Edi Ramën, nuk do të ketë integrim europian me Edi Ramën. Tani ka ardhur koha që populli të marrë në dorë fatet e tij që ju të merrni në dorë fatet tuaja.

Ne kemi një program dhe një plan, i cili do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.
Dy janë objektivat tona madhore; punësimi dhe mirëqenia e shqiptarëve dhe alternativa europiane për Shqiëprinë, futja e Shqipërisë në Europë.
Rruga nuk do të jetë e lehtë, por rruga do të jetë plotësisht e mundur, kur të gjithë shqiptarët do të bashkohen rreth këtyre objektivave. Hapat tonë të parë do ta çlirojnë ekonominë nga laku që i ka vënë Edi Rama.
Ne do të eliminojmë taksën Rama mbi naftën, 300 lekë të vjetra për litër. Pra me ardhjen tonë në pushtet që ditën e parë, karburanti do të jetë 300 lekë më i lirë sesa është sot.
Ne do të vendosim fashën mbrojtëse për energjinë elektrike për të gjithë popullatën dhe do ta ulim çmimin e energjisë për biznesin, në mënyrë që biznesi shqiptar të prodhojë dhe të ofrojë shërbime konkurruese në tregun tonë dhe në tregun Ballkanik.
Ne do të bëjmë të mundur përmes hapave që do të hedhim që taksat që iu merrni shqiptarëve të shkojnë prapë tek shqiptarët, me shkolla, me spitale që funksionojnë që nuk shndërrohen në gërmadha, siç është spitali i Lezhës sot.
Ne do t’u kthejmë ndihmën ekonomike atyre që nuk kanë asnjë mundësi tjetër, nuk do t’i lëmë mbrapa, nuk do t’i harrojmë. Nuk do të ketë familje pa bukë, pa ujë, pa drita.
Ne kemi një plan, këto nuk janë premtime. Ne kemi një plan, të cilin do ta vëmë në jetë me vullnetin tuaj, me votën tuaj ne do ta vëmë këtë program në jetë. Por na duhet të çlirojmë institucionet, na duhet të rikthejmë procesin politik.
Sot në Shqipëri nuk ka proces politik, ka vetëm proces banditësh dhe oligarkësh. Dhe këtë nuk e ka në dorë asnjë parti politike, këtë vendim e merr populli i bashkuar.Ndaj e ftoj Lezhën ta udhëheqë këtë bashkim, ta sjellë shembullin e Besëlidhjes së Lezhës, më 16 shkurt në mes të Tiranës, bashkë me qytetarët e tjerë shqiptarë!
Sëbashku ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe dhe të hapim rrugën e ndryshimit pozitiv, ndryshimit që do të sjellë mirëqenie, stabilitet. Ndryshimit që do të sjellë ndryshimin e rrugës europiane. Ndryshimit që do të sjellë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.
Ne jemi gati t’iu shërbejmë dhe ju duhet të jeni gati të merrni në dorë fatin tuaj, të zhbllokoni rrugën e mbyllur nga koalicioni i Edi Ramës me krimin dhe oligarkinë. Kjo është thirrja ime. Kjo është ftesa ime.
Të gjithë sëbashku me 16 shkurt në Tiranë !

Artikulli paraprakMaskara e 4 Shkurtit, skenari sllavo-komunist që nisi me vrasjen e djalit të Isa Boletinit
Artikulli tjetërRevolta/ Banorët e Rrogozhinës bllokojnë autostradën Kavajë-Lushnjë, Rama ndërron rrugën