Basha në Kukës: Do të heqim traun e “Rrugës së Kombit” që javën e parë të PD në pushtet

Lideri i opozitës, Lulzim Basha tha nga Kukësi se, shumica e shqiptarëve thanë në 30 qershor “Rama ik”.

Basha u ka premtuar kuksianëve se, Partia Demokratike do të heqë traun e rrugës së kombit që javën e parë të PD në pushtet

“Mirqenia e shqiptarve është prioritet i PD”, ka thënë Basha gjatë një prononcimi për mediat në Kukës.

“Dua t’i shpreh kuksianëve mirënjohjen e jashtëzakonshme për refuzimin masiv që i bënë Edi Ramës më 30 qershor”, tha Basha.

Në vijim të takimeve me qytetarë dhe mbështetës të PD-së, Basha është ndalur në Kukës, nga ku theksoi se prioritet i qeverisjes së ardhshme do të jenë qytetarët dhe mirëqënia e tyre.

Basha tha se do t’i japim fund varfërisë së shqiptarëve, të cilët nën qeverisjen e Edi Ramës kanë parë si mundësi vetëm largimin nga vendi.

Deklarata e plotë e kryetarit Basha për mediat

Dua t’u shpreh të gjithë kuksianëve mirënjohjen time të jashtëzakonshme në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës, për refuzimin masiv që i bënë regjimit të Edi Ramës më 30 qershor.

Kukësi, natyrisht, i ka prirë betejës për liri, për demokraci dhe për mundësi të barabarta në ligj për çdo qytetar, me revoltën kundër taksës së rrugës.

Dua të rikonfirmoj vendosmërinë tonë për të hequr traun e Rrugës së Kombit në javën tonë të parë në pushtet. Sikundër u kam kërkuar të gjitha strukturave të Partisë Demokratike të bëhen gati që, së bashku me qytetarët e Kukësit, me gjithë qytetarët shqiptarë ta kthejmë shumicën “Rama ik” të 30 qershorit, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik dhe politik për çdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit dhe kurbetit që po e tret Kukësin, për t’i kthyer pasuritë e shqiptarëve; rrugët, bregdetin, minierat, pyjet, të gjitha pasuritë e këtij vendi të bekuar nga Zoti, në funksion të mirëqenies dhe punësimit të shqiptarëve.

Punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, punësimi i kuksianëve, mirëqenia e kukësianëve janë objektivi dhe prioriteti më madhor i Partisë Demokratike dhe i imi personalisht.

Faleminderit!

LIVE – Nga Kukësi

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 23. Juli 2019

Artikulli paraprakBasha paralajmëron Ramën nga Tropoja: Do përgjigjesh për pasuritë që po ua jep për dy lekë oligarkëve
Artikulli tjetërÇlirim Gjata: 3 vjet pas miratimit të reformës në Drejtësi dhe të kesh këtë shembull është skandaloze…