Basha: Ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve që donin ndryshimin më 25 prill dhe që e duan akoma më shumë sot

Kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha ka falënderuar demokratët për mikpritje pas takimit të ditës së sotme në Kavajë, Rrogozhinë, Njësitë 15 dhe 16 në Tiranë. Basha shprehet se, ka një detyrim të dyfishtë para fateve të shqiptarëve dhe familjeve të tyre për ta çuar betejën deri në fund.

“Falenderoj nga zemra demokratët e Kavajës, Rrogozhinës, Njësive 15 dhe 16 të Tiranës për angazhimin e tyre të pashembullt në betejën për ndryshim.

Sot kemi një detyrim të dyfishtë, jo vetëm përpara sakrificës së demokratëve të cilët i prinë kësaj beteje, por mbi të gjitha, para fateve të shqiptarëve dhe familjeve të tyre, për ta çuar betejën deri në fund.

Sepse ne jemi instrumenti në duart e njerëzve, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve që donin ndryshimin më 25 prill dhe që e duan akoma më shumë sot”, shprehet Basha.

3 2

2 7

2 8

Artikulli paraprakAlarm në aeroportin e Parisit, dyshohet për eksplozivë në avion, evakuohen me urgjencë pasagjerët
Artikulli tjetërKosova mes 13 shteteve që do të përfitojnë vaksina nga ShBA, Shqipëria jo!