Basha, mesazh urimi për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut

Mesazh i kryetarit të PD, Lulzim Basha për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut

“Kam kënaqësinë të uroj përzemërsisht, fqinjin tonë, autoritetet shtetërore, vëllezërit dhe motrat tona dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mirëseardhjen në familjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Pa asnjë mëdyshje, ky është një proces i vonuar, por një arritje plotësisht e merituar, një ngjarje historike për MV dhe me peshë gjeostrategjike për NATO-n, që do të shërbejë si një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë.

Uroj dhe besoj fort që shpejt Aleancës sonë t’i bashkohen edhe vendet e tjera të rajonit, dhe që politika e sukseshme e zgjerimit të NATO-s në rajon, të shërbejë si shembull për procesin e anëtarësimit të vendeve tona mbi bazë të meritës në Bashkimin Europian”.

2 25

Artikulli paraprakNdërron jetë pacienti i 9 nga koronavirusi
Artikulli tjetër“Qëndro në shtëpi”, video sensibilizuese e kreut të opozitës. Basha: Është kohë sakrificash