Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Jorgo Papingjit

Kreu i PD, Lulzim Basha, shpreh ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Jorgo Papingjit.

“Tinguj trishtimi sot për humbjen e mjeshtrit tonë të madh por dhe vetëdije se talenti, pasioni dhe vlerat e tij janë udhërrëfim për brezat e artistëve të rinj.” – shkruan Basha.

Më poshtë mesazhi i plotë:

Lamtumirë Jorgo Papingji! ️

Mjeshtëria dhe gjenialiteti me të cilin përjetësoi me mijëra vargje, e kanë gdhendur emrin e tij në panteonin e artit muzikor dhe në zemrën e publikut shqiptar.

Tinguj trishtimi sot për humbjen e mjeshtrit tonë të madh por dhe vetëdije se talenti, pasioni dhe vlerat e tij janë udhërrëfim për brezat e artistëve të rinj.

U prehsh në paqe Maestro!

Artikulli paraprakAlbin Kurti ngre alarmin: Ushtria serbe, vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën
Artikulli tjetër“Nuk ka lidhje me Martinajn!”/ Hoxha: Ekzekutorët e Bejtjas erdhën nga jugu, shumë të rrezikshëm!