Basha, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Daklit: Elbasani humbi qytetarin e parë

Kryetari i PD, Basha ka shprehur ngushëllimet përmes një mesazhi për ndarjen nga jeta të ish_kryebashkiakut të Elbasanit, Engjëll Dakli.
“Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit, ish-deputetit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Engjëll Dakli.

Ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutjet e mendimet e mia janë me bashkëshorten Ortenca, djemtë Anrin dhe Martinin dhe miqtë e tij të shumtë. Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale. U prehtë në paqe!”

Artikulli paraprakGazetarja diskretiton Llesh kimikun: Të të vijë turp, pse OFL nuk i çon formularin Agron Xhafës dhe Tahirit?
Artikulli tjetërSkënderbeu i vërtetë që do të vendoset në kalanë e Prizrenit