Basha: Media është në situatë dramatike. Do të zhbëjmë sapo të vijmë në pushtet ligjin që censuron fjalën e lirë!

PD organizoi tryezën për lirinë e medias për të kundërshtuar ligjet e censurës të propozuar nga qeveria. Në tryezë morën pjesë përfaqesues të medias, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe drejtuesit e koalicionit të opozitës.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se, Partia Demokratike është kundër censurës së fjhalës së lirë dhe do ta zhbëjë sapo të vijë në pushtet ligjin që censuron fjalën e lirë!

Fjhala e kryetarit Basha

Situata me te cilen media po ballafaqohet eshte nje ofensive kunder lirise se shprehjes. Nuk jemi ne pozita paternalizmi per tju marre ne krahet e opozites. Pa lirine e medias nuk ka liri politike.

Ketu jemi si partnere ne nje interes, ne interesin e informimit te qytetareve. Mosinformimi dhe keqinformimi eshte objektiv i qeverise dhe Rames, arrestimeve, presioneve financiare duke ngushtuar informimin. Kjo eshte nje vije e kuqe e papranueshme per ne Partine Demokratike dhe opoziten e bashkuar. Kjo eshte nje lufte e shpallur kunder lirise se medias. Qeveria po propozon nje per te instaluar censuren.

Objektivi yne eshte ti japim vendit nje kuader ligjor per ti mbyllur deren tranzicionit ndaj medias dhe per ta zhvendosur ne standarde europiane ne praktika te autonomise dhe lirise se shprehjes. Nese cmenduria cohet deri ne fund ne parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohe dhe sapo te kete mudnesine e qeverisjes per ta zhbere kete legjislacion bashke me shoqatat e gazetareve te pezullojme cdo mase te tille arbitare.

Shteti nis kryesine e OSBE me nje sjellje rrugacerore dhe kriminale, kunder lirise se medias.

Mirenjohje per institucionet nderkombetare qe i jane pergjigjur shqetesimit tuaj si gazetare dhe thirrje per te jithe per tu bashkuar ne kete kauze qe eshte e medias dhe gazetareve dhe medias por mbi e gjitha e qytetareve.

Ne na bashkon interesi publik.

2 58

3 44

4 33

Artikulli paraprakPersonat që kanë qëllime janë më të shëndetshëm
Artikulli tjetërErgys Mërtiri: Jemi në situatën, a do të mbrojmë demokracinë apo do kthehemi në diktaturë?