Basha me protestuesit tek Unaza e Re publikon tre fakte tronditëse të korrupsionit galopant

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është ribashkuar sot banorëve të Unazës së Re që janë duke protestuar kundër shkatërrimit të banesave të tyre nga Rama e Veliaj, pa asnjë lloj dëmshpërblimi.
Duke folur për gazetarët e pranishëm, Basha ka bërë publike edhe fakte të reja në lidhje me korrupsionin në këtë projekt korruptiv.
‘Tre fakte kanë dalë këtu;
Korrupsion me prokurorim,
Korrupsion me hartimin e projektit,
Korrupsion me pronat e qytetarëve.
Ditë pas dite, si media edhe opozita kanë zbardhur fakte tronditëse për mënyrën se si janë përfshirë këto kompani.
Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milionë euro po vidhen këtu.
Janë paratë e shqiptarëve që po vidhen, nuk janë paratë e këtyre qytetarëve që po protestojnë këtu.
Këta banorë po nxirren nga shtëpitë e tyre, përpara festave.
U bënë 4 javë që këta qytetarë protestojnë, ne nuk i braktisim, ata janë të braktisur nga qeveria.
Ky projekt nuk është për zhvillimin e Tiranës, por për mbushjen e xhepave të agati të Surrelit’, tha kreu i PD gjatë fjalës së tij.

LIVE – Në mbështetje të banorëve që protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projekti korruptiv i qeverisë.

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 30. November 2018

47167405 2340602972837476 4942371502054965248 n

Artikulli paraprak80 të zhdukur vetëm në Vlorë, asnjë reagim nga policia, shteti në duart e mafias
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e deputetes: “Mos kini më durim dhe as mëshirë për Edi Ramën, simbolin e shkatërrimit”!