Basha me protestuesit në mbrojtje të Teatrit, thirrja: T’i japim një përgjigje totale bandës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ju bashkua artistëve dhe mbështetësve të tyre që janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Duke folur për mediat, Basha u shpreh se opozita do të qëndrojë këtu bashkë me artistët e mbështetësit e tyre. ‘Qëndrimi ynë ai që ka qenë gjithmonë.

Këtu Edi Rama kërkon të pastrojë 200 milionë euro, me arkitektë të dënuar në Itali.
Kjo është një skemë mafioze, që Edi Rama kërkon ti rrëmbejë Shqipërisë Teatrin Kombëtar.

Kjo është një skemë mafioze me anë të të cilës Edi Rama kërkon të pastrojë paratë e kanabisit.

Më në fund para çdo shqiptari po tregohet se ne nuk kemi një qeveri, por një bandë.
Kjo që po përpiqen të bëjnë këtu sot, do të ndodhë në çdo shtëpi shqiptari, siç po ndodh tek Unaza, në Shkozë dhe në çdo vend tjetër në Shqipëri’, tha Basha.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, shteti i Edi Ramës ka urdhëruar policinë e Lleshit që të rrethojë Teatrin Kombëtar, duke ndaluar artistët dhe njerëz të tjerë që të mbrojnë teatrin.

Basha dhe përfaqësues të opozitës do të qëndrojnë bashkë me artistët në protestën e tyre për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

Deklarata e plotë e Bashës

Ky është një projekt grabitës. Ky është një projekt kriminal, me anë të cilit Edi Rama kërkon të grabisë miliona euro, bashkë me klientët e tij.

Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qëllim: grabitjen e kësaj toke, zhvillimin e një projekti mbi 200 milion euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër mafioze për t’i rrëmbyer kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kombëtar për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pastrimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës.

Betejën po e bëjnë artistët dhe Aleanca për Teatrin, ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet. Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës.

Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu, siç po e shikoni. Çështja është që para çdo shqiptari po duket qartë se nuk kemi qeveri, por një bandë dhe duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu mund të ndodhë në çdo shtëpi.

Artistët përplasen me policinë që ka rrethuar Teatrin Kombëtar, regjisori merret zvarrë

Ajo që artistët i trembeshin prej më shumë se një viti po ndodh mëngjesin e sotëm. Forca të shumta policie kanë rrethuar Teatrin Kombëtar dhe po nisin aksionin për prishjen e tij.

Pavarësisht pranisë së dhjetra qytetarëve, duket se policia e rendit dhe ajo bashkiake janë të vendosura për të zbatuar urdhërat e dhëna nga lart.

Mes artistëve dhe policisë ka pasur dhe përplasje civile, ndërsa regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.

Në një prononcim për Fax News, Budina u shpreh se i ka të regjistruara të gjitha fytyrat që e tërhoqën zvarrë.

“Kriminelët më morrën zvarrë, si të isha një leckë, kjo është një gjë e ndyrë. Ne po mbrojmë kulturën dhe qytetarinë shqiptare, të vijë një polici që ska pikën e dinjitetit, nuk e di se çfarë mund të themi.

Sa të jetë jeta nuk do ta harroj, Edi Rama mbaje mend këtë që më ke bërë, ti dhe këlyshët e tu, asnjëherë nuk të kam sulmuar direkt, po këtë që ndodhi sot nuk mund ta fal.

Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak”, u shpreh Budina.

Artistët apelojnë për një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve , që të mund të përballen me forcat e shumta të policisë që kanë rrethuar zonën.

auto Screenshot 11563956080

auto Screenshot 11563948551

Artikulli paraprakAsambleja e spastrimit të socialistëve
Artikulli tjetërArben Malaj në protestë në mbështetje të artistëve për mbrojtjen e Teatrit, thirrje socialistëve