Basha me biznesin: Pandemia ekonomike po zëvendëson pandeminë e virusit, situata dramatike

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël, pas të cilit ka folur për mediat. Basha tha nga selia e PD se mbështet kërkesat e biznesit të vogël dhe e gjithë vëmendja duhet të kthehet tek ky biznes.

Kreu i PD akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për gjendjen dramatike siç e cilësoi ai të biznesit të vogël dhe foli për një pandemi ekonomike.

“Gjithë vëmendja e qeverisë është tek oligarkët jo tek njerëzit jo te biznesi i vogël. Biznesi i vogël përbën bazën e ekonomisë shqiptare. Paratë që ka paguar gjatë vitit, taksat duhet t’i kthehen sot. Sot ka nevojë më shumë se kurrë për një paketë të qartë masash.
Biznesi i vogël po vuan dhe nga masa arbitrare siç është fatura afrofe. Në vend që të ndihmohen siç po i ndihmon çdo vend i rajonit, biznesi i vogël po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme. Paratë e taksave të shqiptarëve po shkojnë tek oligarkët jo atje ku ka nevojë tek biznesi i vogël. Situata është dramatike. Mbështesim kërkesat e biznesit të vogël.

Zhytja e biznesit të vogël në këtë situatë është parathënie e krizës ekonomike. Vëmendja jonë duhet të jetë tek pandemia ekonomike 2020 që po zëvendëson pandeminë e COVID. Ka një shkaktar për këtë, kryeministri dhe kjo qeveri. Biznesi i vogël nuk kërkon lëmoshë por të mbështetet nga taksat. Taksat përfundojnë tek një grusht njerëzish, tek një grusht oligarkësh me të cilët kjo qeveri ndan favoret”, deklaroi Basha.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e Smeltzer të Freedom House: Fakt ulëritës se në Shqipëri nuk ka demokraci
Artikulli tjetërBasha mbështet kërkesat e biznesit të vogël për t’i shpëtuar nga falimentimi: Taksat për ekonominë, jo të pasurohet qeveria dhe oligarkët