Basha: Me 2 milonë euro që u janë dhënë këtë javë inceneratorëve mund të ishin siguruar maska për ata që nuk kanë bukë të hanë

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD, se një pjesë e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë maska, pasi nuk kanë lekë për bukën e gojës.

Nisur edhe nga takimet e shumta me qytetarët gjatë javës, Basha u shpreh se nuk janë të paktë ata qytetarë që blejnë produkte ushqimore me lista.

“Sot duhet ndërhyrja e shtetit! Çfarë po bëjnë këta?! Thotë nuk kam burime financiare për t’i siguruar bukën e gojës njerëzve që kanë humbur bukën e gojës. Këta tha edhe sot! Kollaj t’u thuash njerëzve mbani maskë, por ajo duhet të blihet. Po ata që s’kanë bukë, me çfarë do ta blejnë maskën?! Nuk i shkon mendja për ta.

Me 2 milonë euro që u janë dhënë këtë javë inceneratorëve mund të ishin siguruar maska për ata që nuk kanë bukë të hanë dhe nga pensionistët, që janë shtresa më e rrezikuar”, tha Basha.

Artikulli paraprakBoll me mashtrime!
Artikulli tjetërBasha: 25 prilli nuk do të jetë thjesht fillimi i një ndryshimi, por do të jetë fundi i pandëshkueshmërisë!