Basha: Masat shtrënguese, të domosdoshme për ngadalësimin e përhapjes së Covid-19! Sot është koha për…

Basha: Masat shtrënguese janë të domosdoshme për ngadalësimin e përhapjes së Covid-19. Disa janë kontradiktore, por sot nuk është koha të kërkojmë llogari. Sot është koha për paketën sociale dhe ekonomike.

Pyetje: Si e vlerësoni situatën dhe masat shtrënguese të marra nga qeveria në kuadër të mospërhapjes së COVID-2019?

Lulzim Basha: Rreziku që kanoset shqiptarëve është në fakt një rrezik zinxhir. Fillon me përballimin e pandemisë, ku masa kryesore është distancimi social, të cilën padyshim e kemi mbështetur, e kemi kërkuar shumë më përpara. Më mirë vonë se sa kurrë. Nuk dua të bëj sot asnjë aludim për një debat politik, sespe sot nuk është një çështje midis meje dhe zotit Rama apo mes opozitës dhe qeverisë.

Sot çeshtja kryesore dhe e vetme që më preokupon mua, PD dhe opozitën, është shëndeti, siguria, është mirëqenia e shqiptarëve. Mënyra më e mirë e njohur deri tani është distancimi social, kufizimi i aktiviteteve në grup, por padyshim ky është fillimi i një zinxhiri pasojash, sepse kjo shkakton pasoja në ekonominë e vendit në terësi dhe në ekonominë individuale të familjeve.

Atë që jemi përpjekur këto ditë të bëjmë, është të fokusohemi në dy drejtime kryesore: shëndetin që nis me personelin shëndetësor, ku siguria e tyre është kyçe për të garantuar sigurinë e popullsisë. Mbrojtja e tyre është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e të gjithëve pastaj. Komponenti i dytë është ekonomia për të zbutur sado pak pasojat në menaxhimin e ekonomisë.

Pyetje: A janë të mjaftueshme masat shtrënguese të marra nga qeveria? Në këndvështrimin tuaj duhet bërë më shumë, po të kemi parasysh se, nga njëra anë, ka karantinë, kufizim të lëvizjes së qytetarëve, nga ana tjetër lejohen ndërmarrje me risk të lartë si në call center apo fason?

Lulzim Basha: Qendrimin tonë e kemi shprehur. Ne besojmë se ato ndërmarrje ku distancimi social është i pamundur apo i vështirë, duhet të procedohet me mbylljen e tyre. Ky nuk është vetëm konkluzion i ekspertëve tanë, por është edhe një kërkesë e përfaqësuesve të këtyre bizneseve, me të cilët kam qenë në kontakt gjatë gjithë kësaj kohe.

Me përfaqësues të biznesit fason, call centër, dhomat e tregtisë, ku ka një shqetësim të madh për pamundësinë reale të distancimit social atje. Mbyllja e tyre ka qene një nga kërkesat që ne e kemi mbështetur.

Përkundër masave shtrënguese, frikësuese apo represive, nganjëherë edhe kontradiktore, për të cilat ne do të kërkojmë llogari, por jo sot, në kohën e duhur, sepse sot nuk është koha për të treguar me gisht. Masat që kërkojmë ne janë masa përmbajtësore, jo në formë, janë masa z

gjidhje dhe menaxhimi. Filozofia jonë është zgjidhja – menaxhimi i krizës, nuk është propaganda. Këtu spikasin propozimet tona për kujdesin social, për njerëzit në moshë, për njerëzit e sëmurë, për ata në pamundësi ekonomike.

Propozimet tona për kujdesin shëndetësor dhe kujdesin ekonomik, sepse zinxhiri i rrezikut nis me shëndetësinë dhe i përcillet ekonomisë, ekonomisë kombëtare dhe asaj familjare.

Artikulli paraprakMjeku i njohur: Ja ilaçi që po bën ‘magjinë’ me koronavirusin! Si po i trajtojmë pacientët
Artikulli tjetërSkandali! Transporti i udhëtarëve nga Italia nuk është bllokuar! Flet 22-vjeçari që…