Basha: Loja me durimin e njerëzve do të ketë pasoja të rënda! Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli…

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë konferencës me mediat u shpreh edhe një herë se rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza janë zgjdhjet e parakohshme. Sipas tij, kjo gjë do t’i jepte fund një pseudo-parlamenti dhe një pseudo-opozite.

“Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli, kthimi në ligjshmëri duke nisur me rikthimin e zgjedhjeve të pandikuara nga krimi. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e veriut drejt zgjedhjeve të parakohëshme. Është bërë shërbëtore e një bande që nuk përfaqëson as çerekun e socialistëve të ndershëm.

Zgjidhja është rruga që po merr vendi fqinj, Maqedonia e Veriut, ku klasa politike mori përgjegjësitë dhe shkoi drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Loja me durimin e njerëzve do të ketë pasoja të rënda”, u shpreh Lulzim Basha.

Artikulli paraprakBasha: Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese, e ka gabim nëse mendon se…
Artikulli tjetërBasha: SPAK dhe BKH janë jetike sot për Shqipërinë, por u vonuan që të jenë në kontroll politik