Basha: Kjo qeveri përmbyset nga populli

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi nga studio e “Të pa ekspozuarit” se përmbysje do të vijë nga populli. Basha ka thënë se përse në krye do të jetë populli i mbështetur nga opozita dhe Basha do jetë në krah të tyre dhe jo nga partitë e opozitës. “Nëse e bëj unë atë përmbysje të qeverisë me rrethim të Kryeministrisë duke thirrur anëtarët e PD do të quhej nga ndërkombëtarët si grusht shteti sepse organizatorët e protestës ishin partitë politike dhe menjëherë do të vijë telefonat nga Berlini dhe Uashingtoni për të na thënë kthehuni në institucione, por nëse është populli që rrethon Kryeministrin dhe unë në krah të tyre, atëhere qeveria bie dhe telefonata do të bjerë nga Uashingtoni dhe Berlini për Ramën ku do ti thuhet hap rrugën”, tha Basha.
‘Që unë dua që Rama të rrëzohet që sonte këtë mos e vini në diskutim! Por kryetari i opozitës nuk mund të bëjë thirrje që të kërkojë rrëzimin me dhunë të Ramës. Rrëzimin qoftë dhe me dhunë të Ramës mund ta bëjë populli. Qëllimi i partisë politike është të bindë popullin dhe ti ofrojë alternativën. Unë po paraqes para shqiptarëve alternativën për të shkatërruar këtë sistem. Sepse edhe nëse ikën Rama, por po ngelën bandat, oligarkët dhe këto media të blerë, ngelemi sërish aty ku jemi.
Alternativa jonë nuk merret vetëm me Ramën, por me gjithë sistemin. Po të bëj thirrje për të rrëzuar Ramën me dhunë është grusht shteti. Po të dalë populli atje, është forca e sovranit. Unë se kam problem që të thërras që nesër 10 mijë militantë dhe e rrëzoj Ramën por çfarë ndodh. Del Trumpi, Merkeli dhe thonë që Basha e mori pushtetin me dhunë. Por nëse del vetë populli, atëherë ata i thonë Ramës largohu nga zyra sepse e kërkon populli’, tha Basha.

Artikulli paraprakSi u pasurua Spiropali me miliona euro pas ardhjes në pushtet të Rilindjes
Artikulli tjetërOficeri Nuhu: Pse donin të më ekzekutonin dhe roli i Ballës