Basha: Kam informacione që njerëz me simptoma të Covid-19 nuk testohen!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një intervistë për ABC News u shpreh se, duhet bërë shumë testime për të parandalaur përhapjen e Covid-19.

Basha tha se, shumica e ekspertëve janë dakord se kjo që shohim në shifra zyrtare, është maja e ajzbergut dhe tha se duhet të mobilizohet çdo resurs i domosdoshëm në Shqipëri për të për përballuar situatën.

“Kam informacione që njerëz me simptoma nuk testohen. Në zona të veçanta numri i testeve është i pakët. Duhet të shohim çfarë ndodhi në Shkodër, u testuar 15 persona dhe 12 prej tyre rezultuan të prekur. Kjo është këmbanë alarmi.

E gjithë sakrifica që po bëhet sot, do të shkojë dëm nëse nuk bëhen testime. Sa më pak testime të bëhen aq më gjatë do të jetë edhe periudha e karantinimit. Duhet të testohet gjurmohet personi, këto janë kërkesa të ekspertëve. Ne duhet të paktën të ngrihemi, të paktën në nivelin e Maqedonisë. Numri i viktimave dhe i personave të prekur është më i lartë se ai që raportohet”, deklaroi Basha.

Basha komentoi dhe një deklaratë të Ramës për subvencionim e qiradhënësve dhe shtoi që qeveria të nis me pagesat.

“Para pak minutash, ka thënë që do bëjmë subvencione për qiramarrësit. Nëse është e vërtetë, duhet të akordojë sa më shpejt fondet për subvencionet. Uroj të jetë e vërtetë, se unë nuk kam si e vërtetoj kur deklaratat bëhen me Facebook”, u shpreh kreu i opozitës.

Më tej Basha kërkoi edhe njëherë anulimin e koncensioneve 120 milionë euro që shkojnë në xhepat e oligarkëve.

Artikulli paraprak“Shokohet” Franca! 2475 viktima në dy ditë nga Covid-19
Artikulli tjetërBasha: Të mobilizohet çdo resurs për testim masiv për të mos çuar dëm saktificën e qytetarëve