Basha, Krishtlindje mes familjeve të thjeshta të Lezhës: Besim për të nesërmen!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kaluar këto Krishtlindje mes familjeve të thjeshta të Lezhës. Lideri i opozitës ka bërë të ditur se, këtë ditë të veçantë e kaloi pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan mes të tjerash se, “Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut, e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”.
“Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja.
Pata nderin të ndalesha për të uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Dom Simon Kullin.
Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut, e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”, shkruan Basha në Facebook.

1 16

2 12

3 11

5 1

6 4

8 1

 

 

Artikulli paraprak80 % e punonjësve të policisë nën moshën 40 vjeç aplikojnë për të ikur jashtë shtetit
Artikulli tjetërRama nuk mund ta kalojë këtë situatë as me grupe të brendshme armiqësore, as me autokritika komuniste!