Basha i uron shërim të shpejtë dhe të plotë kryeministrit britanik, Boris Johnson

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i uroi shërim të shpejtë dhe të plotë kryeministrit britanik Boris Johnson. Ai vazhdon të jetë në terapi intensive, pasi gjendja e tij u përkeqësua të hënën.

“Qytetarët e Britanisë së Madhe kanë nevojë për ju në luftën kundër #COVID19. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për kryeministrin dhe të dashurit e tij.

Të vendosur dhe të bashkuar ne do t’i kalojmë edhe keto kohë tepër sfiduese”, shprehet kreu i opozitës në mesazhin e tij, drejtuar ambasadorit të Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Artikulli paraprakLajm i mirë! Bie numri i të infektuarve me Covid-19, vetëm 6 raste të reja në 24 orë, 15 të shëruar
Artikulli tjetërQeveria hesht për shpalljen sekret të 4 tenderave, Rama duhet t’u thotë shqiptarëve çfarë po fsheh