Basha i përgjigjet Ramës: Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri! Fajin nuk e ka BE, e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama pas sulmeve të këtij të fundit ndaj BE.

Basha shkruan në reagimin e tij se, për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve.

Reagimi kryetarit Basha

Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në.

Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.

BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE.

Artikulli paraprakDenoncimi i fortë: Lokali i Ben Blushit përhapës i Covid-19, policia nuk ndërhyn
Artikulli tjetërAktivistja reagon ndaj gruas së Veliajt: Shqiptarët nuk do të çuditeshin nëse vjehrra juaj do të kish ruajtur në sënduk edhe një apartament për ju