Basha: Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit…

“Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!”, kështu shkruan lideri i opozitës, Lulzim Basha, teksa po merr pjesë në protestën që opozita po zhvillon në Elbasan.

Ndërkohë mbështetës të opozitës dhe mijëqra qytetarë të tjerë kanë bllokuar rrugët në të gjitha qarqet e vendit.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie transitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike, pa Edi Ramën kryeministër.

aaa

Artikulli paraprakShqipëria në këmbë: Rama ik!
Artikulli tjetërTension në Fier, policia përplaset me protestuesit