Basha garanton fermerët: Subvensione direkte në bazë të prodhimit për të zeruar koston e prodhimit

Basha u shpreh gjatë bashkëbisedimit me fermerët e Devollit se, në qeverisjen e PD do të ketë subvensione direkte në bazë të prodhimit për të zeruar koston e prodhimit.

“Subvencioni funksionon në këtë mënyrë; nga kosto e prodhimit, qoftë patatja, qoftë qepa, molla, domatet, bostan, mish, bulmet, juve t’ju mbetet vetëm kosto e krahut të punës. Pra, shuma e parave që destinohet për prodhimin që ju sillni në treg nga shteti, shteti iu paguan aq para sa të çojë në zerimin e kësaj kosto.

Ky pra është qëllimi i mbështetjes tonë direkte për fermerët. Këtë bën sot Kosova. Kosova ka një listë dhe thotë: nëse dorëzon kaq tonë speca, do të marrësh kaq mijë euro. Nëse dorëzon kaq tonë spinaq apo mollë, do të marrësh kaq mijë euro. Gjithçka është e parashpallur, transparente.

Me planin tonë fermeri duhet të bëjë dy gjëra;

E para e punës të certifikohet sasia e prodhimit që ka,

Dhe e dyta të certifikohet që ka cilësinë minimale pë rtë hyrë në treg,

Me certifikimin e tyre menjëherë fermeri përfiton për çdo kuintal prodhim dhe në funksion të kësaj do të buxhetohet çdo vit nga buxheti ynë që në vitin e parë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit. 100 milionë euro vetëm për mbështetje direkte për fermerin.

Nuk do të mbështetën prodhime kuturu, por ato që sjellin një vlerë të shtuar. Gjithçka do të bëhet digjitale pa pasur nevojë të shkoni tek zyra, do të eliminohet e gjitha kjo. Avantazhi i digjitalizimit me një kartë, me një cip mund të shmangim hallkat që bëjnë korrupsioni dhe gjithçka të vërtetohet siç është.

Dy gjëra:

E para, një tabelë e shpallur, transparente vit për vit e subvencionit që do të jetë për prodhim për të gjithë fermerët, pa dysheme, pa tavan.

Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjithë fermerët duke shmangur mundësitë për abuzime dhe korrupsion”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakProva përvëluese për Dvoranin, e pret burgu!
Artikulli tjetër23 vjeçarja që i dha fund jetës për shkak të varfërisë, ishte diplomuar, por…