Basha: Bashkohemi nesër me protestën e artistëve, betejë kundër tiranisë

Kryetari i opozitës, Basha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen nesër në ora 16.30 në protestën e thërritur nga artistët. Basha deklaroi se kjo do të jetë një betejë kundër tiranisë.

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë një komunikimi për mediat pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë, ka bërë me dije se janë ndarë detyrat për pjesmarrje sa më masive të qytetarëve shqiptarë në protestën e nesërme në orën 16:30.

“Sot aleanca për mbrojtjen ka shpallur protestë për nesër në 16:30 dhe ka kërkuar prani sa më të madhe të protestuesve. Në mbledhjen e sotme është kërkuar pjesmarrje masive e qytertarëve në protestën mbarëkombëtare, që nesër të jemi sa më shumë në mbështetje të artistëve kundër këtij krimi makabër në shkelje flagrante të Kushtetuës dhe të ligjit.

Një protestë jo vetëm pas shembjes së Teatrit por kundër mjerimit ekonomik si pasojë e të keqes më të madhe të vendit që është Edi Rama. Sot janë ndarë detyrat për të siguruar pjesmarrje sa më të madhe”, tha Basha

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërFaqja e pare