Basha: 31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet e bukës mujore, prioritet absolut mbetet dhënia fund e qeverisë së korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bëri të ditur sot gazetarëve se si do të vijojë aksioni politik i Opozitës së Bashkuar. Basha deklaroi se, siç ka vazhduar do të vazhdojë! Deklarata u dha pas takimit që Basha zhvilloi me Kryesinë e PD në selinë blu.

Deklaratë e Kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për gazetarët nga selia e PD

Vendi po kalon momente dramatike. Drama e më e fundit është ajo që kemi parë është që njerëzit nuk kanë para për të blerë bukën e gojës.

31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet e bukës mujore. Ky është prioriteti i vërtetë dhe absolut i vendit.

Ndaj gjithë energjia jonë është përqendruar në dhënien formë të ndryshimit që pret çdo shqiptar. Që gjendja ekonomike të ndryshojë duhet të zgjidhim krizën politike.

Kjo krizë zgjidhet vetëm me standarte perëndimore: fund kapjes së votave, ndëshkimit këtij regjimi që nuk rezistoi dot pa vjedhur edhe veten e vet dhe kthimit të sovranitetit, qytetarëve. Janë qytetarët ata që do të vendosin qeverisjen e tyre.

Prioritet absolut mbetet dhënia fund e qeverisë së korrupsionit.

Ja pse Edi Ramës iu mbyll çdo derë. Doli nga Poznani me zero financim. Si mund t’i besoheshin?

Ndaj prioriteti kryesor është ndryshimi urgjent i kësaj qeverie të korruptuar dhe kjo nuk ndodh sa kohë në krye të vendit  ai njeri.

Siç ka vazhduar do të vazhdojë!

Gjithë fokusi ynë do të vendoset tek prioritetet e vërteta të njerëzve, punësim dhe mirëqenie.

Beteja që ka nisur do të vazhdojë deri në kurorëzimin e saj me fitoren të plotë.

Artikulli paraprakBrukseli ka konstatuar greminën ku po përmbyset Shqipëria, shkaktari është Edi Rama dhe qeveria e tij
Artikulli tjetërBasha: Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime!