Bartomeu shuan zërat për shitjen e Neymar tek PSG

Ditët e fundit mediat franceze, ndër të cilat edhe prestigjiozja “L’Equipe”, kanë shkruar shumë për një interes të Paris Saint Germmain për Neymar, madje është raportuar se drejtuesit e kampionëve të Francës janë gati të paguajnë klazolën e largimit 193 milionë euro për të siguruar me çdo kusht shërbimet e brazilianit.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili e ka bërë të qartë se e ardhmje e 24-vjeçarit do të jetë me ngjyrat blaugrana.
“Nëse ndonjë klub do të vijë për të negociuar për Neymar, ne nuk do ta lejojmë. Ju siguroj se Neymar do të qëndrojë për shumë kohë te Barcelona. Gjithmonë jam shprehur se vetë Neymar nuk ka të bëjë me ato që thuhen për të. Ai ka thënë se dëshiron të luajë te Barcelona. Kjo ishte dëshira e tij. Jam i sgurtë  se këto zëra do të vijnë duke u sfumuar, derisa të zhduken plotësisht”, u shpreh Bartomeu.
Më pas, Bartomeu shfrytëzoi rastin për t’i dhënë një mesazh Santosit, ish-ekipit të Neymar, që ndihet i mashtruar nga Barcelona përsa i përket shumës së klubit spanjoll pagoi për futbollistin.
“Santosi në fakt duhet të jetë shumë i lumtur, sepse trajneri ynë na kërkoi që të merrnim një vit më vonë lojtarin pa shpenzuar para. Nëse do të kishte ndodhur kështu, Neymar do të transferohej te ne pas Botërorit, ndërsa Santosi dhe shoqëria që zotëronte një pjesë të kartonit të tij nuk do të përfitonin asnjë kacidhe”, tha trajneri i Barcelonës.

Artikulli paraprakZanetti beson tek Roberto Mançini
Artikulli tjetërConte drejt Chelsea, por rrezikon 6 muaj pezullim