Bardhi replikon me Ramën: Videomontazhe dhe sajesa kundër opozitës për të mbuluar dështimet e tij

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguyar ndaj Eri Ramës për sulmet ndaj opozitës.

Bardhi shkruan në një postim në faqen e tij Facebook se, Edi Rama pa ide, i vjetëruar dhe i papërgatitur përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën.

Bardhi shkruan se, Edi Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Pa ide, i vjetëruar dhe i papërgatitur Edi Rama përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën.

Edi Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë. Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit.

Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe.

Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!

Artikulli paraprakBasha: Të mobilizohet çdo resurs për testim masiv për të mos çuar dëm saktificën e qytetarëve
Artikulli tjetër11 vjet në NATO/ Gjeneral Ahmetaj: Bashkëudhëtarë të vlerave dhe sfidave…