Bardhi: Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi, në 2010 ankimoi në Kushtetuese ligjin Anti-mafia

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se, kryeministri Edi Rama nuk mund të sillet si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar, kur e gjithë karriera e tij politike i ka themelet tek krimi. Bardhi shprehet se Edi Rama është kreu i KÇK.

Bardhi shkruan në një reagim në Facebook se, Edi Rama ka nisur karrierën e vet politike duke pasur lidhje me krimin dhe se mban pushtetin nëpërmjet krimit të organizuar. Gazmend Bardhi shton se është turp i madh që një shtet, që pretendon hapje negociatash me BE-në, liron kriminelët më të rrezikshëm.

Reagimi i plotë i Bardhit

Edi Rama lodhet kot, kur bën si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar. 👺 Nuk e besojnë as vartësit e vet. Lufta kundër krimit nuk bëhet as me twitter, as me facebook, as me videomontazh. Që të luftojë Edi Rama krimin, do të thotë të shndërrohet në kamikaz, e të luftojë kundër vetes! ☠️

Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Si avokat i krimit, me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonajn në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në vitin 2010, Edi Rama e ankimoi Ligjin Antimafia në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar.

Sot në qeverisje, anëtarët e grupeve mafioze më të rrezikshme në vend, po fitojnë një e nga një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën.

Shqiptarët nuk kanë sot asnjë dyshim se Edi Rama është kreu i KÇK-së. Ai bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik, tendera, koncesione dhe pasuri publike.👎

Artikulli paraprakNjë e vdekur dhe katër të plagosur në tre aksidente
Artikulli tjetërVjen reagimi i parë për çeljen e negociatave, Holanda: Presim rezultate për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit