Bardhi-Kajmakut: Të ka gënjyer Rama se do të mbrojë Marku! Do shkosh në burg

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD shkruan në një postim në Facebook se, Agim Kajmaku do të shkojë në burg dhe s’mund t’a mbrojë as Edi Rama dhe as Arta Marku.
Bardhi shkruan në rrjet se, Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj, pasi i tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.

Postimi i Gazment Bardhit

Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.

Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi!
Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot?

Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti? Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!

Artikulli paraprakSi i shpëtoi atentatit dhe rrahjes i biri i Spartak Brahos!
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Akuzat ndaj Kajmakut të pakontestueshme, alibitë kanë rënë!