Bardhi: Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gaznent Bardhi ka reaguar ndaj Ministrisë së Brndshme për dhënien e tenderit Agim Kajmakut. Bardhi shkruan në reagimin e tij se, Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Faktet janë të pakundërshtueshme:

1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.
2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.

3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.

4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!

doc

Artikulli paraprakElmi Berisha zgjidhet kryetar i Vatrës
Artikulli tjetërBasha letër kryeministrit të Kroacisë, përshëndet marrjen e Presidencës së BE nga Kroacia: Do të bëjmë çdo gjë për integrimin