Barcelona ndjek mbrojtësin e majtë të Lyon

Ferland Mendy, mbrojtësi i majtë 22-vjeçar i Olympique Lyonnais, gjendet nën një monitorim të gjerë nga trajnerët e Barcelonës me qëllim të përfshirjes së mundshme. Kjo është ajo që thotë “France Football” në një informacion që zë një vend preferencial në faqet e saj. “France Football” e kualifikon si të shkëlqyer sezonin e tij të parë në Ligue 1, prandaj futbollisti i OL ka kapur vëmendjen e Barcelonës, i cili e ka ndjekur atë që nga debutimi në “Le Havre”. Revista e njohur sportive franceze, që jep “Topin e Artë” nga viti 1956, kujton se klubi katalanas ishte një vit më parë në gjurmët e një tjetër Mendy, në këtë rast të Benjamin, por nuk u materializua kurrë, sepse interesi përfundoi ndryshe, në itinerarin Monaco-Manchester City.
Sipas këtij informacioni, skautët e Barcelonës e kanë verifikuar tashmë emrin e tij. Mendy do të ishte një kandidat për t’u bërë “alter ego” e Jordi Alba, me cilësitë për t’u përshtatur me stilin e lojës së ekipit katalanas. Me një kontratë deri në vitin 2022 me OL, Ferland Mendy ka luajtur 23 ndeshje zyrtare këtë sezon, duke kontribuar me tre asistime. Barcelona ka tashmë një histori të gjerë merkatoje me klubin francez, edhe një marrëdhënie të shkëlqyer me OL, ku mori Samuel Umtiti dhe një tjetër mbrojtës të majtë, që ka lënë gjurmë te Barcelona, Éric Abidal. Mendy do të jetë lojtari i ardhshëm?

Artikulli paraprakTurqia, samit në prill për situatën në Siri
Artikulli tjetërPires: Ramos është sot njeriu më i rëndësishëm i Real Madridit