Barcelona insiston

Philippe Coutinho është dëshira kryesore e Barcelonës për të zëvendësuar të larguarin Neymar. Joey Barton insiston se kalimi i Philippe Coutinhos nga Liverpool në Barcelonë është vetëm çështje kohe, sepse dëshira e lojtarit është për t’u larguar.
Ai tha se për këtë nuk mund të fajësohet lojtari, pasi Liverpool nuk e ka fituar titullin e Premierligës për më shumë se 20 vite. “Ai dëshiron të largohet dhe nëse e shikoni gjendjen e Liverpoolit dhe 140 milionë eurot që ofron Barcelona, atëherë është vetëm çështje se kur do të kalojë në Barcelonë”, tha Barton për Talksport.
“Ai ndoshta është rritur duke menduar që një ditë të luajë për Barcelonën. Nuk është mungesë respekti për Liverpoolin, por brazilianët rriten duke shpresuar që një ditë të luajnë atje”, vazhdoi ai. “Ky nuk është Liverpooli i 80-ve, është Liverpooli që nuk e ka fituar asnjë titull të Premierligës për më shumë se 20 vite, dhe për këtë nuk mund ta fajësoni Coutinhon”, tha në fund ai. Në listën e Barcelonës janë edhe Ousmane Dembele dhe Angel di Maria.
Neymar është lojtari më i shtrenjtë i kësaj vere dhe i historisë së futbollit, pasi për 222 milionë euro kaloi nga Barcelona në PSG. Por, edhe disa transferime të mëdha pritet të ndodhin në javën që kemi hyrë, me Barcelonën si protagoniste kryesore, sepse është afër që të transferoi tre lojtarë për më shumë se 300 milionë euro.
“Sky Sports” ka publikuar listën prej 10 transferimeve që mund të ndodhin këtë javë, ku sot janë finalizuar dy, ai i Kondogbias nga Inter në Valencia dhe i Samir Nasrit nga City në Antalyaspor.
Barcelona nuk është as afër transferimit të mesfushorit të Nice, Michael Seri. Mediat katalunase dje e kishin bërë punë të kryer transferimin e mesfushorit të Nice, Miachezl Seri për 40 milionë euro. Por, Menaxheri Gjeneral i Nice, Julien Fournier ka thënë se, ata nuk janë e as që kanë qenë në negociata me Barcelonën.
Ai tha se, Seri është i lumtur dhe dëshiron të qëndrojë. “Ne nuk kemi biseduar me Barcelonën e as që e di se kemi bisedime në ditët e ardhshme. Janë vetëm thashetheme dhe ne nuk kemi vendosur asnjë çmim për Serin”, tha Fournier për “Sport”. “Mendoj se lojtari do të qëndrojë këtë sezon me ne wshtë e vërtetë se lojtari është i hapur për oferta, por po ashtu është i lumtur në Nice u kualifikuam ose jo në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve”, përfundoi menaxheri i Nicës.

Artikulli paraprakPSG “fluturon” me Neymar
Artikulli tjetërShkëlqejnë në start Interi dhe Milani. “Ok” Roma