Barazia gjinore në Shqipëri, progres i ngadaltë drejt objektivit të OKB

8 Marsi përkujtohet çdo vit në anë të ndryshme të globit, si lufta e femrave për të drejtat e tyre. Sot, barazia gjinore vijon të jetë një objektiv i parealizuar, aq sa është përfshirë në 17 objektivat drejt zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Këto objektiva janë ndërmarrë në vitin 2015 dhe duhen realizuar brenda 2030-ës. Çdo vit, ndërkohë bëhet një vlerësim i progresit të secilit vend në secilën prej objektivave. Po Shqipëria sa progres ka bërë realisht në drejtim të barazisë gjinore? Sipas indeksit SDG, Shqipëria nuk ka një progres për t`u mburrur në këtë drejtim. Me një pikëzim në 52.6 pikë në këtë indikator, vendi ynë performon më keq se Serbia dhe Maqedonia, por më mirë se Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi. Paçka se, në krahasim me vendet e tjera europiane, progresi është më i ngadaltë në vendin tonë, pak më shumë se gjysma e punës është bërë drejt objektivit të 2030-ës, gjë që duket shpresëdhënëse. Raporte të tjera tregojnë se, ka ende shumë punë për t`u bërë në drejt të barazisë në paga, por sidomos në drejtim të mentalitetit, që ka penguar vazhdimisht progresin e femrave në vendin tonë.

Artikulli paraprakDëmet shëndetësore që shkakton qëndrimi ulur
Artikulli tjetër30-vjeçarët e Shqipërisë, me nivel më të ulët arsimor, në krahasim me Rajonin