Banorët: Këtu protestojmë për kauzën e studentëve, për kauzën tonë mblidhemi tek Unaza

Protestuesit e Unazës së Re, banorët që u shemben shtëpitë dhe bizneset nga projekti që do të zbatohet kanë bërë të qartë sot se po i bashkohen protestës studentore për kauzën e të rinjve.
Njeri nga protestuesit deklaroi se sheshi i tyre i protestës për pronat ishte tek dhe mbetej tek Unaza e Re.
“Kjo është ajo që bën kjo qeveri, me studentët që janë pjesa më delikate e shoqërisë. Ne që në fillim pamë se lekët nuk shkuan për spitale dhe shkolla, por për xhepat e tyre.
Ne këtu protestojmë për kauzën e studentëve, kurse për kauzën tonë mblidhemi tek Unaza. Atje do të protestojmë.
Nuk është e vërtetë se nuk jemi pranuar nga studentët, por ishte Arlind Qorri që ishte i paguar nga këta qeveritarë, që nuk na pranuar. Studentët atë ditë u përplasën dhe ndaj ne u larguam, që të mos i përçanim”, tha banori i Unazës.

jelekverdhet e astirit

Artikulli paraprakNis Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, lista me 352 kandidatët për Këshillin Kombëtar
Artikulli tjetërBasha: Një grup kriminal politik, ekonomik e mediatik kërkon çimentimin e pushtetit